Nënkryetari i Komunës së Vushtrrisë, Besim Muzaqi, i cili është aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje do të kandidoj për kryetar të VV-së në Vushtrri.
Muzaqi përmes një njoftimi në Facebook ka informuar aktivistët dhe opinionin e gjerë se Vetëvendosje është në proces të brendshëm zgjedhor dhe ai ka shfrytëzuar të drejtë që të kandidoj për kryetar të qendrës së Vetëvendosjes në Vushtrri.