Organizata “Bamirësia” nga Vushtrria për nder të festës së Fitër Bajramit ka gëzuar disa nga fëmijët vushtrrias, duke bërë që kjo festë të jetë edhe më e ngrohtë për ta.
Aktivist të kësaj organizate sot kanë ndarë dhurata për fëmijët që kanë takuar në rrugët e qytetit pas ceremonisë së faljes së Fitër Bajramit.
“Bamirësia” ashtu siç tregon edhe vet emri është ndër organizatat më aktive për t’u dalë në ndihmë atyre që kanë nevojë. Këtë ata e bëjnë duke ndarë pako ushqimore për familjet në nevojë.