Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Babai nga Mitrovica e shpalli djalin të vdekur, mjekët e shpëtojnë gjatë operacionit

    04/06/2018 | 15:28
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Një prind nga Mitrovica, para pak minutave, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook e ka shpallur djalin e tij të vdekur. Por i biri 15-vjeçar kishe qenë në sallën e operacionit duke marrë ndihmën emergjente nga mjekët. Fatmirësisht ai ka shpëtuar.
    Fëmija, A.B., nga Mitrovica për 15 minuta u shpall i vdekur.

    Por i gjithë ky njoftim doli të jetë i ngutshëm nga ana e babait të 15-vjeçarit. Për disa minuta statusi i tij mori dhenë në Facebook.

    M.B., nga veriu i Mitrovicës, njoftoi nëpërmjet një statusi në Facebook, se djali i tij që ra në pishinë ka ndërruar jetë. Por pas pak minutash statusi i tij që doli të jetë i rrejshëm, u fshi.

    Mjekët arritën ta shpëtojnë djalin i cili ndodhet në komë.

    Ai për Express ka sqaruar se u ngut me këtë lajm dhe se të njëjtin e ka shkruar për shkak të thirjeve të shumta që ia kanë bërë të afërmit për t’u interesuar rreth shëndetit të birit të tyre.

    E se djali është gjallë e kanë konfirmuar për Express edhe zyrtarë në policinë rajonale të Mitrovicës. Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë në këtë rajon, i tha Express-it se në bazë të informatave të fundit që i kanë ata, gjendja shëndetësore e djalit është stabile.

    Mediat dje kanë raportuar se pushuesi (i mituri), pas zhytjes në pishinë nuk ka mundur të dalë vetë më, por është nxjerrë nga të pranishmit në gjendje të rëndë, pasi që dyshohej se ka pësuar gjakderdhje të brendshme.

    Pas nxjerrjes nga uji, ai ishte dërguar urgjentisht në QKUK për trajtim mjekësor./Gazeta Express

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Lagje dhe fshatra të Vushtrrisë që nesër do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike
    • Guerot e Rohde: Dërgojeni draftin e Asociacionit në Kushtetuese, ne iu përkrahim në Këshillin e Evropës
    • Parashikimi i motit për ditën e nesërme
    • Abazi e quan fatkeqësi reagimin e kryeministrit Kurti ndaj Trump: I pakalkuluar e jo strategjik
    • Erdogan: Netanyahu është kërcënimi më i madh për sigurinë në Lindjen e Mesme
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.