Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Astronomja Nga Vushtrria Pranvera Hyseni Rrëfen Për Ndihmën Që I Ofroi Humanisti Z. Naser Imeri Nga Ariani Company

    28/06/2018 | 12:55
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Në fillim të këtij viti, pranova ftesë nga NASA që të vizitoj qendrën e tyre në Houston të Teksasit. Edhe pse e dija që do të jem në SHBA për të përfaqësuar Kosovën në konferenca tjera shkencore, shkuarja imë në Houston ishte e pamundur për shkak të kushteve financiare.

    U detyrova të kerkojë donacione nga institucione dhe kompani, duke shpresuar që të më dalin në ndihmë e të realizoj vizitën time në NASA. Kërkova të takohem me drejtorin e kompanisë më të suksesshme të ndërtimit në Vushtrri “Ariani Company” z. Naser Imerin. Ai dhe stafi i tij aspak nuk hezituan, u takuan dhe u informuan për rastin nga ana ime. Aty për aty z. Naser Imeri ndau donacion nga xhepi i tij, duke më mbuluar gjithë udhëtimin në NASA e duke më uruar suksese mua dhe organizatës sime të Astronomisë. Për një moment u habita, sepse asnjëherë nuk kam hasur në persona kaq bamirës, madje nuk e prita se aq shpejt do të gjejë mbështetje.
    Ndoshta për kompaninë e familjes Imeri kjo ka qenë një shumë e vogël, por mua më mundësoi të realozoj ëndrrën dhe të përfaqësoj vendin tonë në qendrën e NASAs.
    Aty arrita të shoh makineritë që pushtuan sistemin tonë diellor, mësova për eksplorimin e hapësirës dhe u takova me qindra shkencëtar amerikan.

    Një falenderim është i pakët për z. Naser Imeri dhe kompaninë e tij të suksesshme.
    Pa harruar Departamentin e Arsimit në Komunën e Vushtrrisë, të cilët më vonë gjithashtu ndanë një shumë solide për të mbështetur misionin tim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Ministrinë e Kulturës që mbuluan biletën kthyese për në Kosovë. Shpresoj që të paktën ju kem bërë krenar juve dhe kombin tonë./Vizioni.info/.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Lagje dhe fshatra të Vushtrrisë që nesër do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike
    • Guerot e Rohde: Dërgojeni draftin e Asociacionit në Kushtetuese, ne iu përkrahim në Këshillin e Evropës
    • Parashikimi i motit për ditën e nesërme
    • Abazi e quan fatkeqësi reagimin e kryeministrit Kurti ndaj Trump: I pakalkuluar e jo strategjik
    • Erdogan: Netanyahu është kërcënimi më i madh për sigurinë në Lindjen e Mesme
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.