Hetuesit Rajonal të Prishtinës, në bashkëpunim edhe me hetues të rajoneve dhe stacioneve të tjera janë në vazhdimësi të operacioneve për kapjen e të dyshuarve për raste të ndryshme.
Një nga këto operacione të organizuara mirë, u finalizua me sukses sot kur edhe u arrestua personi i katërt, i cili dyshohet të jetë i përfshirë në një rast të vjedhjes së veturës si dhe disa vepra të tjera, mashtrim, vjedhje, keqpërdorim i besimit etj.
Personat e dyshuar:
A. K. mashkull, 33 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
E.C. mashkull, 37 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
A. F. mashkull, 32 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe janë arrestuar me datën 22.05.2018, ndaj tyre nga ana e Prokurorit të shtetit, është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh , ndërkohë që i arrestuari i fundit, EO. mashkull, 30 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës ndodhet në qendrën e mbajtjes ku nga hetuesit po kryhen procedurat e nevojshme policore para se rasti të procedohet më tej./Zëri/.