“Kemi mbindërtime dhe shumë shtëpi pa leje që kanë qenë më parë, por kësaj radhe kemi një kompani që ka bërë një objekt disakatësh pa leje dhe ata do ta rrënojmë nesër”, pati deklaruar Bahtiri të premten në Info Magazine.
Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri e ka mbajtur fjalën e dhënë të premten në Info Magazine të Klan Kosovës, ku pati deklaruar se të shtunën do të nisë rrënimi i një objekti banesor pa leje.
Të shtunën në mëngjes ka nisur puna për rrënimin e asaj ngrehine, duke nisur me daljen në vend të ngjarjes të forcave policore dhe pastaj edhe të ekskavatorit të angazhuar për atë punë.