Zona Historike e qytetit të Vushtrrisë është bërë temë që ka ngjallur debat dhe repplika me komente në rrjetet sociale në të cilat është përfshirë edhe vet i pari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.
Është arkitekti nga Vushtrria Bledian Salihu ai i cili përmes një statusi ka thënë se ky pushtet nuk po funksionon më ndryshe se sa PDK, duke ofruar në vijim edhe disa argumente e të cilat kanë të bëjnë me atë që quhet zona historike e qytetit.
Ai në lidhje me këtë ka paraqitur një rast që sipas tij është procesimi i lejës së ndërtimit për banesat në zonë historike të qytetit, e që në në distancë fizike është hiq më pak se 100 metra nga Kalaja e Vushtrrisë.
Gjithashtu ai ka thënë se edhe plani i konzervimit për këtë zonë po zvarritet e që kjo sipas tij po bëhet me qëllim të përfitimit në kohë, dhe e gjithë kjo sipas tij po bëhet nga vet komuna duke u thirrur në atë se është bërë një plan i dytë i konzervimit në bashkëpunim me UN-Habitat.
Ka qenë edhe vet Tahiri që ka replikuar në këtë postim duke i quajtur këto dezinformata, debati ka përfunduar edhe me disa replika të tjera në këto komente.