Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    A u pasurua apo varfërua Aida Dërguti, kjo është pasuria e saj

    12/06/2018 | 10:06
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Deputetja e Partisë Social Demokrate të Kosovës, dhe nënkryetarja e Kuvendit Aida Dërguti, ka pësuar disa ndryshime në pasurinë e saj, nga viti 2017.

    Aida Dërguti e cila ishte krye temë në muajt e fundit, për shkak se nuk pranoi ta dorëzoj postin e nënkryetares së Kuvendit, të cilën e fitoj sa ishte në Lëvizjen Vetëvendosje, ka deklaruar pasurinë e saj me 30 mars.

    Dërguti posedon jo pak pasuri të paluajtshme.

    Në formularin e saj të deklarimit në Agjencinë Kundër Korrupsion, figurojnë dy banesa një lokal, dhe tokë si dhe tokë bujqësore.

    Dërguti është pronare e tërësishme e njërës banesë që posedon edhe bodrum, me vlerë prej 38,000.00 eurove.

    Banesa tjetër e cila është në pronësi të përbashkët kap vlerën e 32,000.00 eurove.

    Të dy këto banesa janë blerë dhe nuk janë trashëgimi familjare.

    Ndërsa lokali dhe toka janë të shënuara si trashëgimi e Dërgutit, e që kapin vlerën e 50,000.00

    E toka bujqësore e Dërgutit e cila gjithashtu është e evidentuar si pronësi e përbashkët vlen 2,500.00 eurove, shkruan GazetaBlic.

    Deklarimi i pasurisë së paluajtshme e Aida Dërgutit (PSD), 2018

    Nënkryetarja e Kuvendit  ka në llogarinë e saj bankare 1,200,00 euro.

    Por jashtë krejt këtyre pasurive, Dërguti ka edhe kredi.

    Madje dy, njërën prej të cilave e ka shënuar si kredi për blerje të banesës të cilën edhe e posedon.

    Vlera e kredisë është 24,418.21 euro.

    Dërguti merr gjithashtu alimentacion për fëmijët e saj, nga prindi i fëmijëve.

    Vlera e parave që merr kap shifrën e 840.00

    Mirëpo nëse pasurinë e saj e krahasojmë me pasurinë e deklaruar në vitin 2017, shohim se Dërguti është liruar nga disa obligime financiare, që dikur i jepte për

    Lëvizjen Vetëvendosje, e që tash i mbesin në xhepin e saj.

    Në formularin e viti 2017, Dërguti kishte deklaruar se nga paga e saj që e merr nga buxheti i Kosovës, ka ndarë pagë për tre aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje.

    E një gjë e tillë nuk i është imponuar këtë vit.

    Deklarimi i pasurisë i Aida Dërgutit (VV), 2017

    Por në formuarin e saj vërehet edhe një ndryshim tjetër.

    Dërguti në vitin 2017 kishte një shtëpi, por që tanimë nuk e posedon.

    Kolona e katërt, vetëm tokë bujqësore, 2018

    Të paktën nuk figuron në deklarimin e saj në Agjencinë Kundër Korrupsion.

    Ndonëse shtëpia ishte e deklaruar si trashëgimi familjare, ajo këtë vit nuk e ka deklaruar si pasuri.

    Më poshtë gjeni linkun e plotë të formularit të pasurisë së Dërgutit në të dyja vitet./GazetaBlic/

     

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Nusja rrah vjehrrën në Prishtinë
    • Ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër
    • Lagjet dhe vendet në Vushtrri që sot do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike
    • Kryetari Ferit Idrizi ndan mirënjohje për nxënësit fitues në garat komunale të Fizikës dhe Matematikës
    • Kuvendi mblidhet në 15:00 për marrëveshjet ndërkombëtare
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.