Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    A e dini pse janë vetëm katër ngjyra të pasaportave në botë?

    26/06/2018 | 11:19
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Duket se ekzistojnë vetëm katër ngjyra të pasaportave në botë, dhe secili vend e ka arsyen e tij pse zgjedh njërën nga këto ngjyra për pasaporta.
    Sot Gazeta Express ju tregon arsyen prapa kësaj. Nëse radhët e gjata në aeroport ju mërzisin, vetëm kujtojeni këtë shkrim. E kuqe Kjo është ngjyra më e zakonshme. Pasaportat e kuqe shpesh zgjedhen nga shtetet që kanë një sistem komunist ose një histori komuniste. Qytetarët e Sllovenisë, Kinës, Serbisë, Rusisë, Latvisë, Rumanisë, Polonisë dhe Gjeorgjisë kanë pasaporta të kuqe. Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, përveç Kroacisë, gjithashtu përdorin ngjyra të kuqe në pasaportat e tyre. Vendet që janë të interesuara t’i bashkohen BE-së, si Turqia, Maqedonia dhe Shqipëria, ndryshuan ngjyrën e pasaportave të tyre në të kuqe disa vite më parë. E kaltër Kjo është ngjyra tjetër më e zakonshme. Ngjyra e kaltër në pasaporta simbolizon “botën e re”. 15 vende të Karaibeve kanë pasaporta të kaltra. Në bllokun e vendeve të Amerikës Jugore pasaporta e kaltër simbolizon lidhjen me ‘Mercosur’ – një treg i përbashkët. Kjo përfshin Brazilin, Argjentinën dhe Paraguajin. Venezuela bën përjashtim këtu: i përket gjithashtu unionit, por qytetarët e saj kanë pasaporta të kuqe. Pasaportat e qytetarëve amerikanë u ndryshuan në të kaltër në vitin 1976, transmeton Gazeta Express. E gjelbër

    Shumica e shteteve myslimane kanë pasaporta të gjelbra. Si Maroku, Arabia Saudite dhe Pakistani. E gjelbra konsiderohet të ketë qenë ngjyra e preferuar e Profetit Muhamed, dhe është simbol i natyrës dhe jetës. Qytetarët e disa shteteve të Afrikës Perëndimore – si Burkina Faso, Nigeria, Nigeri, Bregu i Fildishtë dhe Senegali – kanë gjithashtu pasaporta me ngjyrë të gjelbër. Në rastin e tyre, ngjyra tregon se ata i përkasin ECOWAS (Komunitetit Ekonomik të Shteteve të Afrikës Perëndimore). E zezë Pasaportat më të rralla janë ato me ngjyrë të zezë. Këto pasaporta mund të gjenden në mesin e qytetarëve të disa shteteve afrikane – Botsvana, Zambia, Burundi, Gabon, Angola, Chad, Kongo, Malavi dhe të tjera. Qytetarët e Zelandës së Re kanë gjithashtu pasaporta të zeza, për shkak se e zeza është ngjyra kombëtare e vendit./Kosovarja/.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Lagje dhe fshatra të Vushtrrisë që nesër do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike
    • Guerot e Rohde: Dërgojeni draftin e Asociacionit në Kushtetuese, ne iu përkrahim në Këshillin e Evropës
    • Parashikimi i motit për ditën e nesërme
    • Abazi e quan fatkeqësi reagimin e kryeministrit Kurti ndaj Trump: I pakalkuluar e jo strategjik
    • Erdogan: Netanyahu është kërcënimi më i madh për sigurinë në Lindjen e Mesme
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.