Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    93 vjeçari nga Vushtrria i cili u martua tri herë dhe ka 23 fëmijë

    28/06/2018 | 15:42Updated:05/01/2019 | 17:49
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Hajzer Bojku, nga fshati Druvarë i Vushtrrisë, është 93 vjeçar dhe është ndër më të moshuarit në rrethinën e Vushtrrisë.

    Ai përgjatë këtyre viteve është martuar tre herë dhe është baba i 23 fëmijëve.

    Bojku në një rrëfim për emisionin “Pasdite” në RTV Dukagjini, tregon mbi jetën dhe sfidat në të cilat ka kaluar ai.

    “Jam martuar në moshën 18 vjeçare dhe i kam pasur tre fëmijë me gruan e parë, pasi më vdiq gruaja e parë u martova me të dytën dhe i bëra gjashtë djem, por edhe atë e vrau reja, e gjeti vdekja. Baballaku im hulumtonte, dhe më gjeta gruan e tretë. Kjo i kishte 19 vjeç ndërsa unë 45, por u martuam me pajtim”, rrëfen 93 vjeçari nga Vushtrria.

    Ai thotë se këta fëmijë i bëri për të mirën e Kosovës.

    “Më ka pyet serbi sa i ke, i kam thënë se i kam 23, më ka thënë çka ke dashtë më gjithë këta fëmijë, i kam thënë me përparua Kosova”, rrëfen i moshuari bisedën me një serb.

    Edhe pse në moshë të shtyrë ai sot merret me pajtimin e gjaqeve.

    “Nga dukagjini deri në kufi me Serbi, kam marrë pjesë në pajtime. Edhe sot kur i kam bërë 93 vjet, kam pas rast kur ka nderua jetë djali i vëllait dhe nuk kam mundur me shkua, më kanë thirr në telefon për të më pyetur qysh me zgjidhë atë problem”, thotë me tej 93 vjeçari nga Vushtrria./Drenicapress/.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Alarm për bombë në Prishtinë – aktivizohet Policia e Kosovës
    • Prokuroria kërkon paraburgim për të babain nga Stanoci që tentoi të vras’ë djalin e tij
    • Halla sulmon mbesën e saj të mitur në Pejë
    • Ra në kontakt me rrymën, vdes një person në Ferizaj
    • Parashikimi i motit për ditën e sotme
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.