Për një kohë shumë të gjatë, Shqipëria nuk është përfillur si një destinacion turistik. E kuptuam. Vendi duhej të ringrihej. Për vite të tëra, Shqipëria ishte nën një nga regjimet komuniste më shtypëse në histori, madje edhe Koreja e Veriut kishte më shumë partnerë tregtarë dhe diplomaci sesa Shqipëria e 30 viteve më parë.
Do të themi disa fakte të rëndësishme për Shqipërinë, kështu që nëse e pëlqen historinë, do të emocionohesh, shkruan eternalarrival.com.
Vendi doli nga prangat e totalitarizmit në vitin 1991 pa ndonjë PPB normal dhe praktikisht pa ekonomi. Skemat piramidale që u përhapën në të gjithë vendin dhe ku shqiptarët humbën 1,2 miliard dollarë (një pasuri e tërë nëse merr parasysh se shqiptarët kishin vetëm gjashtë vite në ekonominë e tregut ku mund të gjenin para’ për të investuar) e çuan vendin në kaos në vitin 1997.
Por, tani gjërat janë ndryshe edhe pse vendi duhet të bëjë ende shumë rrugë për të arritur fqinjët në Europë dhe po bën përpjekje të mëdha drejt një progresi të qëndrueshëm. Shqipëria është një vend me një histori të gjatë e disi të vështirë për ta kuptuar, pothuaj 5 000-vjeçare, e ndikuar nga grekët, ilirët, romakët, venedikasit, bizantinët dhe otomanët.
Shqipëria ka vuajtur, por po rikthehet me guxim dhe me të drejtë po del si një destinacion turistik.
Menduam të bëjmë një shkrim dhe t’ia kursejmë vetes shqetësimin. Pa bërë më shumë zhurmë, ja ku janë 75 arsye përse duhet t’i planifikosh pushimet në Shqipëri sa më shpejt të jetë e mundur.
1. Është jashtë rrugës së rrahur
A mund të imagjinoni të shkoni në gërmadhat romake 2 000-vjeçare dhe të mos keni nevojë të prisni që njerëzit të dalin vazhdimisht nga rrezja e aparatit tuaj fotografik? Epo, vizito Shqipërinë dhe nuk është vetëm e mundur, por do të ndodhë gjatë gjithë kohës.
2. Nuk është vetëm e përballueshme, por është e lirë
Udhëtimi më çantë shpine kudo në Ballkan, me përjashtim të Kroacisë, është i lirë krahasuar me Europën Perëndimore. Por, Shqipëria është shumë më e lirë se sa fqinjët e saj, veçanërisht kur bëhet fjalë për shpenzimet e tranzitit dhe të ushqimit. Një udhëtim me autobus prej gjashtë orësh do t’ju kushtojë vetëm shtatë dollarë; një gjiro një dollar; një vakt me tri pjata dhe një ekspres tetë dollarë.
3. Plazhet janë më të mirat në Europë
Na vjen keq, Kroacia, Italia, Greqia dhe Mali i Zi, e di që nuk do të pajtoheni, por Shqipëria ka plazhet më të mira në të gjithë Europën. Plazhet me gurë bëjnë ujin të mrekullueshëm, të pastër aq sa ndihet sikur jeta juaj e vërtetë është bërë me fotoshop. Ksamili, Shqipëria si dhe plazhet e Himarës dhe Dhërmit janë shumë të mira. Moti në Shqipëri është i krahasueshëm me pjesën tjetër të Europës, kështu që do të keni ditë të nxehta me diell gjatë gjithë verës.
4. … dhe ato nuk janë të mbushur me njerëz
Ndryshe nga fqinjët e tyre më të famshëm të veriut dhe jugut, ju do të keni shumë hapësirë për veten kur të shkoni në plazh në Shqipëri. Ka edhe shumë plazhe të fshehura që mund t’i keni në thelb për vete nëse jeni pak krijues (ose keni një guxim të vogël!). Himara është një qendër e shkëlqyer pranë plazheve më të mira shqiptare në Rivierë. Plus, hoteli në Rivierën Shqiptare është tepër i lirë!
5. Shqiptarët janë jashtëzakonisht bujarë
Kurrë nuk më janë ofruar më shumë gjëra në jetën time, qoftë kek në anën e një rruge nga dikush që e pyeta se cilën rrugë të merrja, ndava drekën me dikë që më mori në makinë, një ekspres në një kafe apo raki (kaq shumë raki), kur udhëtoni në Shqipëri.
6. Perëndimi i diellit në bregdet është i pabesueshëm.
Gjatë gjithë kohës që udhëtoni në Shqipëri, mund të shikoni perëndime befasuese, po aq të bukur sa në Greqi apo Kroaci – që pothuaj nuk kushton gjë.
7. Ju duhet të mësoni marrëdhënien dashuri-urrejtje me rakinë
Rakia është kryesisht e fortë, e distiluar në mënyrë tipike nga rrushi ose kumbulla, të njohura në të gjithë Ballkanin, por veçanërisht e dashur në Shqipëri. Netët më të mira (dhe mëngjeset më të këqija) zakonisht janë për nder të rakisë.
8. Besa, e përkthyer në mënyrë të lirë si “fe” ose “besim”, është shumë e rëndësishme për shqiptarët.
Për shekuj me radhë, shqiptarët kanë respektuar kodin e “besës”, që në thelb nënkupton se është detyra e tyre të kujdesen për njerëzit që vizitojnë Shqipërinë. Kjo do të thotë që edhe nëse udhëton vetëm nëpër Shqipëri, nuk do të jeni kurrë të vetmuar.
9. Shqiptarët janë të prirur për të ndryshuar imazhin e tyre
Shqiptarët janë të vetëdijshëm se emri i tyre ka qenë i lidhur me mafiozët dhe gangsterët, por disa shqiptarë më thanë me hidhërim se “nuk jemi të gjithë të gënjyer”. Gjë që është e vërtetë – asnjëherë nuk ndihesha i pasigurt apo i padëshiruar gjatë muajit që kalova në Shqipëri. Përveç kësaj, siç ma vuri në dukje një banor lokal “e gjithë mafia shqiptare ka ikur. Nga kush do të bënin para këtu?”.
10. Shqiptarët janë të sinqertë
Unë jam gjithmonë syhapur ndaj mashtrimit, pasi në Hanoi më grabitën dhe më vodhën xhepat brenda 12 orësh. Del që nuk kam përse të shqetësohem fare kur jam në Shqipëri. Në Pogradec, një njeri që këmbeu paratë na gjeti në stacionin e autobusëve ku ne na kishte zënë paniku se ai nuk na kishte dhënë shumën e duhur (por, në fakt ishte në rregull). Për Shqipërinë, turizmi ka potencial të madh për të larguar qytetarët nga varfëria, kështu që shqiptarët është e sigurtë të kujdesen mirë.
11. Shqipëria është vend i sigurtë
Ndërsa turizmi në Shqipëri është vetëm në fillimet e tij, udhëtimi i Shqipërisë është po aq i sigurt sa të shkoje kudo tjetër në Europë. Ju jeni më pak të rrezikuar për krime të vogla në Shqipëri sesa për shembull në Madrid, Barcelonë, Romë ose Paris dhe krimi i dhunshëm është jashtëzakonisht i rrallë.
12. Ngacmimi në rrugë është jashtëzakonisht i pazakontë
Si një grua që udhëton vetëm, shpesh i nënshtrohem ngacmimeve në rrugë, gjë që më bën të mos ndihem rehat, e pasigurt dhe e irrituar. Gjatë tërë kohës time në Shqipëri, asnjë njeri nuk më ka shqetësuar në rrugë, edhe kur kam shkuar në shtëpi vetëm natën vonë në hotelin tim në Tiranë. Ishte si një fllad i freskët të ishe i rrethuar nga njerëz të tillë të sjellshëm e të respektueshëm.
13. Shqiptarët të tregojnë rrugën më mirë se të gjithë
Kjo do të thotë se ata të tregojnë hollësi në qoftë se flasin anglisht ose shumë shpesh të shoqërojnë deri në destinacionin tuaj, sepse ata kanë frikë se mos humbisni. Disa gjeste me dorë nuk bëjnë asgjë. Dikur një grua të vjetër veshur me një mantel dhe këpucë shtëpie më tërhiqte nga një triko e lidhur rreth belit, duke më çuar në një parvaz me qëllim që të më tregonte se si të shkoj në Kështjellën e Beratit nëpërmjet rrugës së prapme. Nuk mund të thuash që shqiptarët nuk e provojnë!
14. Ka fortesa dhe kështjella të panumërta që mund t’i eksploroni
Shumica e kështjellave kanë infrastrukturë të kufizuar, të tilla si pllaka informative ose shenja paralajmëruese, kështu që ju ndiheni pak si Indiana Jones kur zbuloni kështjellat krejtësisht të vetëm. Nëse jeni njeri i turneve, ju jeni në fat: mungesa e turizmit në Shqipëri ka bërë që turnetë të jenë shumë lirë.
15. Shqiptarët i duan amerikanët
Mirë, kështu që kjo është ndoshta emocionuese për mua dhe bashkatdhetarët e mi, por ne jemi paksa të papëlqyer në disa pjesë të Europës. Dhe e kuptoj, me të vërtetë – unë padyshim ndihem në siklet sa herë që shoh ndonjë turist amerikan që flet me zë të lartë dhe ngadalë me dikë që flet anglisht në mënyrë të përsosur. Por, kur udhëtova në Shqipëri, zbulova se amerikanët janë në të vërtetë mjaft të pëlqyer – aq shumë saqë e kanë quajtur edhe një rrugë në Tiranë me emrin Xhorxh W. Bush. Qyteti i Fushë Krujës, që ai vizitoi, ka edhe një statujë të tij! Ju do të gjeni edhe një statujë të Hillary Clinton në Sarandë. Nuk e dimë nëse do të ngrinin edhe ndonjë statujë të Trumpit.
16. Por, me të vërtetë, shqiptarët i duan të gjithë të huajt
Ju kurrë nuk do të ndiheni më të veçantë si turist, sesa kur vizitoni Shqipërinë. Isha duke udhëtuar me shumë australianë dhe vetëm të shihje pamjen e fytyrave të vendasve kur morën vesh se ca australianë po vizitonin vendin e tyre. Ishte përzierja më e lezetshme e hutimit, emocionit dhe krenarisë.
17. Harrojeni autobusët dhe aeroplanët
Shqipëria ka të bëjë me furgonët. Furgonët janë mikrobuzë, shpesh Mercedesë të konvertuar për udhëtimin e njerëzve. Janë shumë demokratike, ju marrin dhe ju zbresin kudo përgjatë rrugës dhe pasagjerët paguajnë sipas distancës që udhëtojnë. Sigurisht, disa vende nuk janë aq të rehatshme, sidomos ato mbi rrota, por në të vërtetë unë e dua shumë furgonin modest. Është mënyra më autentike për të udhëtuar në Shqipëri.
18. Sinqerisht, tranziti publik në të vërtetë është mjaft i sigurtë, vetëm se është ndryshe
Furgonët ju çojnë kudo që duhet të shkoni, edhe pse ndonjëherë keni për të ndërruar furgon në vend që të shkoni direkt. Ndonjëherë, në rrugë më pak të njohura, mikrobuzi nuk kalon çdo ditë, dhe ndërsa sezonit i vjen fundi, mikrobuzët bëhen më të rrallë. Sidoqoftë, unë e vizitova Shqipërinë për herë të dytë në mes të tetorit, pasi sezoni i verës kishte mbaruar, ndërsa disa rrugë më pak të njohura ishin ende të zhurmshme. Kam udhëtuar nga Korça në Berat dhe Berati në Vlorë pa probleme, gjithmonë në kohë – në të vërtetë, shpesh herë, prandaj sigurohuni që të arrini atje të paktën 15 minuta para se të niset autobusi juaj.
19. Infrastruktura po përmirësohet
E kisha dëgjuar se rrugët në Shqipëri ishin të tmerrshme – isha e lumtur të gjeja se në të vërtetë nuk ishte kështu. Nga të gjitha rrugët që mora, kam hasur me të vërtetë një rrugë që ishte gropa-gropa, dhe kjo ndodhi vetëm për shkak se po punonin në rrugën kryesore dhe na futën në një rrugë tjetër. Nëse udhëtoni në Shqipëri në pjesët më rurale, me siguri do të hasni disa rrugë gropa-gropa, por rrugët kryesore që lidhin qytetet bregdetare, Tirana, Shkodra dhe disa nga qytetet jugore shqiptare si Berati, Gjirokastra dhe Korça të gjitha ishin të mira. Kjo e thënë, ka ende disa të meta që pengojnë këtë vend ndryshe të bukur. Nuk ka program kombëtar të riciklimit dhe mbeturinat vazhdojnë të jenë një çështje e rëndësishme. Tirana dhe qytete të tjera shqiptare kanë një program të admirueshëm për të neutralizuar dhe vaksinuar qentë endacakë në qytete, por është një proces i ngadalshëm. Megjithatë, duke pasur parasysh se ekonomia e vendit filloi nga pothuaj asgjë më 1991, mendoj se ata kanë bërë hapa të jashtëzakonshëm përpara.
20. Ju mund të pini edhe tani ujin e rubinetit në shumë pjesë të vendit
Kisha dëgjuar se uji i rubinetit në Shqipëri nuk mund të pihej. Kjo ishte larg nga e vërteta! Piva ujë çezme dhe nuk më gjeti gjë në Sarandë, Tiranë, Shkodër, Berat dhe Korçë – gjithmonë duke pyetur ndonjë banor vendas për t’u siguruar. Ju sugjeroj të merrni një shishe uji ”Straw Life” që bën filtrimin e ujit duke hequr më shumë se 99,9% të baktereve dhe parazitëve të ujit, duke pakësuar përdorimin e shisheve plastike (në Shqipëri, fatkeqësisht nuk ka program riciklimi).
21. Ata bëjnë ushqime të shkëlqyera italiane
Shqipëria është aq afër Italisë dhe ata kanë absorbuar shumë kulturën e tyre. Pica në Shqipëri është e cilësisë së lartë, ndoshta më e mirë se vetë pica italiane.
22. Bregdeti ka ushqim deti të mrekullueshëm
Ju mund të hani karkaleca të shijshme e të freskëta, midhje, peshk, kallamar … të gjitha me çmime të volitshme dhe të freskëta. Në veri, pranë Liqenit të Shkodrës, trofta e liqenit është gjithashtu tepër e shijshme – prandaj sigurohuni që ta provoni nëse vizitoni Shkodrën (të cilën unë e rekomandoj) ose qytete të tjera në veri.
23. Gjellët lokale janë të këndshme
Ushqimi tradicional shqiptar si tavë kosi (qengj i pjekur me kos) dhe patëllxhanë të mbushur janë unike dhe të shijshme, të gatuara gjithmonë me përbërës lokalë dhe të sapogatuara.
24. Kuzhina është kryesisht vegjetariane
Shumë prej pjatave përfshijnë zarzavate jo si në vendet e tjera në Ballkan. Specat e tyre të mbushur dhe gjethet e rrushit të mbushura janë gjithmonë vegjetariane. Ata ofrojnë një shumëllojshmëri sallatash dhe perimesh të pjekura në zgarë dhe mund t’i gjesh kudo.
25. Por, ata bëjnë edhe pjata mishi të pjekur në zgarë.
Kaq.
26. Ata bëjnë kafe të shkëlqyer
Shqiptarët e duan kafen, sidomos ekspresin dhe mund të merrni një ekspres kundrejt një çmimi shumë të vogël 50 lekë, rreth 40 cent. Unë do të them se ndonjëherë përkufizimi i tyre për kapuçinon do t’i bënte italianët të dridheshin, pasi ato ndonjëherë ofrohen me krem përsipër, por ka gjëra më të këqija sesa kremi i rrahur falas apo jo?
27. Produktet janë freskëta, të shijshme dhe shpesh organike
Natyrisht, nuk do të etiketohen si të tilla, por shumica e prodhimeve në Shqipëri vijnë nga fermerë të vegjël lokalë të cilët me thënë të drejtën nuk kanë para’ mjaftueshëm për të shpenzuar me pesticide. Për këtë arsye, domatet dhe trangujt janë nga më të mirat që kam provuar në botë.
28. (sa shumë gjëra bëjnë në Ballkan…)
29. Malet janë absolutisht të mahnitshme
Pengu im më i madh në lidhje me Shqipërinë është se nuk kam arritur të bëj udhëtimin në këmbë nga Valbona në Theth që kisha planifikuar. Stuhitë e forta që filluan kur isha në Shkodër, e bënë të pamundur këtë udhëtim që planifikova për të nesërmen, kështu që u ktheva në Kosovë dhe përshkrova pjesën tjetër të Ballkanit. Në kohën kur u ktheva në Shqipëri, ishte mes tetori dhe temperaturat arrinin nën zero gjatë natës, kështu që një ngjitje në mal nuk m’u duk si ide e mirë. Por, duke parë të njëjtin vargmal në Malin e Zi dhe në Kosovë, mund të imagjinoj se sa e bukur është ajo pjesë e Shqipërisë. Por, ju nuk keni pse të udhëtoni deri në Valbonë për të parë male – ato janë kudo, madje zbresin drejt e në plazhe në disa raste.
30. Gjuha shqipe nuk është si gjuhët e tjera
Albanian (i quajtur Shqip, i cili është shqiptuar “shchip”, që ju jep një pamje të vogël të kaosit të këndshëm që të jep gjuha shqipe) është një nga gjuhët e gjalla më të vjetra. Disa e konsiderojnë atë si një gjuhë të izoluar, disa e lidhin me ilirët ose armenët … le t’ua lëmë atë gjuhëtarëve dhe vetëm të themi se është tepër e vështirë – megjithëse e bukur për t’u dëgjuar.
31. Siç thonë, vendasit të duan më shumë nëse t’i përpiqesh të flasësh shqip
Shqiptarët e dinë sa e vështirë është gjuha e tyre , dhe ata me të vërtetë që e vlerësojnë faktin që ti gjen kohë për të mësuar disa fjalë në shqip. Mirëdita (meer-deeta) – good day, faleminderit (fah-le-min-DER-it) – thank you, diten e mirë (deet-en ay meer) – Ja kalofsh mirë, dhe sigurisht, gëzuar (guh-zoo-ar) – : mëso këto të katërta dhe njerëzit do të kënaqen.
32. Zonat rurale të vendit janë tërheqëse
Nuk kam parë shumë fshatra shqiptarë apo jetë rurale, për të cilën më kanë thënë se aty rreh zemra e vendit. Por qasja ime është mos lër gur pa lëvizur, kështu që e di që do të kthehem nje ditë. Ajo pjesë e Shqipërisë rurale që kam parë nga furgoni është fantastike, dhe do doja ta zbuloja këtë vend më thellë.
33. Flamuri shqiptar është kaq i interesant
Një shqiponjë me dy kokë … zot, a mundet një flamur të jetë kaq tërheqës? Shqiptarët janë të fiksuar me flamurin e tyre, dhe sinqerisht, po kështu edhe unë. Kaq epik.
34. Në të njëjtën mënyrë, shqiptarët janë me të vërtetë patriotë
Ndonjëherë ky patriotizëm mund të afrohet me nacionalizmin (që natyrisht nuk është unik për shqiptarët), ajo që do të thotë kjo në terma praktik për udhëtarin është se shqiptarët do të bëjnë gjithçka për t’u siguruar që ju e doni vendin e tyre po aq sa edhe ata. Nëse u thua atyre se e doni vendin e tyre, shumica do të qeshin me krenari.
35. Udhëtimi me makina të rastit është jashtëzakonisht i lehtë dhe i sigurt kudo në Shqipëri
Kombinimi i mungesës së një sistemi të centralizuar të transitit publik, mikpritjes shqiptare dhe besës, dhe një dashuri të jashtëzakonshme për makinat e tyre, të gjitha bashkohen për ta bërë atë ndoshta një nga vendet më të lehta për autostop në botë dhe përfundimisht në Europë. Është gjithashtu mjaft e sigurt, të cilën ju nuk do e prisnit nëse merrni këshillën për të udhëtuar nga Liam Neeson, por është e vërtetë!
36. Në fakt, autostopi është një ekpseriencë fantastike aty dhe unë ua rekomandoj atë të gjithë atyre që udhëtojnë në Shqipëri. Gjatë ekperiencës sime, unë kam hipur në një kamion, shoferi i të cilit nuk fliste anjë fjalë anglisht, por vetëm buzëqeshtë, dy studentë të rinj që na sollën deri në Kosovë edhe pse nuk e kishin planifikuar të kalonin kufirin, dhe më shumë se dy makina Mercedes Benz.
37. Mercedes Benzat janë makina kombëtare
OK, jo me të vërtetë, është pak paradoksale që një nga vendet më të varfëra të Europes ka më shumë makina Mercedes Benz se në çdo vend tjetër ku kam qenë – përfshirë NYC dhe Kaliforninë. Në fakt, udhëtimi me makina është një përvojë e jashtëzakonshme aty dhe unë ua rekomandoj gjithë atyre që udhëtojnë në Shqipëri. Gjatë eksperiencës sime të autostopit, hipa në një kamion dhe shoferi nuk fliste asnjë fjalë angleze, por ishte shumë i buzëqeshur, dy studentë të rinj kolegji që na sollën deri në Kosovë edhe pse nuk po planifikonin të kalonin kufirin, dhe më shumë se dy Benza. Mercedes.
38. Është e lehtë për të udhëtuar në dhe nga vendet e tjera në rajon
Ka linja publike autobuzi nga Mali i Zi përmes Ulqinit dhe Shkodrës, si dhe linja autobuzi direkte që operohen nga kompanitë e akomodimit nga pikat turistike si Kotori në Tiranë. Udhëtimi nga Tirana në Prizren apo Prishtinë në Kosovë është gjithashtu mjaft i lehtë. Nëse po mendoni të shkoni në Maqedoni, ka linjë autobuzi Tiranë-Shkup dhe në pik sezoni linjë direkte me Ohrin, e cili gjithashtu mund të arrihet nëpërmjet Beratit, Elbasanit ose Korçës. Greqia është afër Sarandës dhe Korçës, dhe ju mund të merrni një traget për në Korfuz që zgjat rreth 30 minuta.
39. Oh, dhe Italia është vetëm një udhëtim i shkurtër gjithashtu
Nëse jeni në Itali dhe doni të udhëtoni në Shqipëri, është me të vërtetë shumë shpejtë dhe lirë për të kapur një traget për në Shqipëri. Një bonus? Pamjet janë të bukura.
40. Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është ndryshe nga çdo kryeqytet që kam parë
Është i rrëmujshëm dhe plot me gjallëri, unik dhe intrigues, në improvizim dhe përmirësim e sipër. Ekziston një ndjesi se është mbërthyer në të kaluarën kur po ecën me shpjetësi drejt së ardhmes dhe është interesante të jesh atje me të. Mënyra më e mirë për të krijuar një ide për Tiranën është një shëtitje ose xhiro me biçikletë nëpër qytet.
41. Tirana ka qenë më shumë nën influencën e komunizmit sesa qytetet e tjera në Shqipëri, ç’ka e bën atë ideal për të apasionuarit pas historisë dhe arkitekturës komuniste. Ka disa vepra arkitektonike absolutisht të çuditshme në Tiranë, si Piramida, monumenti i braktisur ndërtuar në nder të diktatorit Enver Hoxha që tani përdoret nga një kanal televiziv / për rrëshqitje / çudi turistike.
42. Jeta e natës në Tiranë është me të vërtetë argëtuese
Më pëlqen të dal në lagjen e quajtur Blloku, zemrën e vjetër të besnikëve të partisë komuniste. Ajo tashmë është kthyer në një lagje luksoze dhe e shtrenjtë ku një birre kriko kushton dy euro.
43. Bunkerët ofrojnë një pamje të pazakontë, por edhe e shëmtuar, nga e kaluara. Më ka pëlqyer shumë vizita në Bunkart në Tiranë, i cili dikur ishte bunkeri i ish-diktatorit Enver Hoxha në rast sulmi. Është një shpjegim interesant i psikikës së një njeriu të sëmurë, paranojak. Rreth 700,000 bunkerë më të vegjël gjenden të shpërndarë në vend, në vende që ju nuk do e mendonit kurrë se do të ishin në rrezik për t’u sulmuar. Nëse jeni të përfshirë nga ethet e bunkerit, mund të bëni një tur ditor nëpër bunkerë dhe plazhe! Vetëm kur të udhetoni nëpër Shqipëri.
44. Në fakt, nuk ka asnjë vend që mund të krahasohet me Shqipërinë e shekullit XX. Nën drejtimin e Enver Hoxhës, edhe Jugosllavia e Titos, Kina e Maos dhe BRSS së Hrushovit ishin disi liberalë dhe jo tamam komunistë. Si pasojë, Shqipëria nuk kishte lidhje të jashtme me vendet e tjera nga viti 1978 deri në vitin 1991.
Kur më në fund diktatura ra, gjëra të tilla si banane dhe bluxhinse u prezantuan si dukuri krejtësisht të reja. Edhe Koreja e Veriut në ditët e sotme ka një ekonomi më të hapur se Shqipëria e para viteve 1990. Për fat të mirë, Shqipëria ka përqafuar shumë shpejtë modernizimin.
45. Por, ofron shumë më tepër sesa të kaluarën komuniste
Unë e kuptoj (dhe e ndaj!) interesin për të kaluarën e çmendur komuniste të Shqipërisë. Por para kësaj, Shqipëria ka gati 5 000 vjet histori, me ndikim nga grekët, ilirët, romakët, venedikasit, bizantinët dhe osmanët. Të gjitha këto e kanë pasur ndikimin e tyre në vendin tonë shumë më tepër se epoka e saj komuniste, megjithëse ato kanë ndikimi më të dukshëm.
46. Pushtimi 400-vjeçar nga Perandoria Osmane e ndryshoi rrënjësisht Shqipërinë në mënyra unike. Si rezultat i pushtimit, Shqipëria u bë një vend me shumicë myslimane – rreth 60% – edhe pse shumica e shqiptarëve ndjekin një interpretim shumë më liberal të Islamit – për mos të thënë që nuk e ndjekin aspak. Shumica e shqiptarëve, edhe nëse janë me origjinë myslimane, hanë mish derri dhe pijnë alkool (në fakt mendoj se shtetësia shqiptare të hiqet nëse nuk pi raki, bëj shaka) dhe shumë pak gra mbajnë shami , pavarësisht nga origjina (edhe pse ato që i veshin nuk kanë ndonjë pamje të çuditshme).
47. Megjithatë, për vite të tëra, Shqipëria ka qenë i vetmi vend në botë që e kishte plotësisht të ndaluar fenë. Kjo është mëse e vërtetë. Në vitin 1967, praktikimi i fesë u ndalua me ligj brenda shtetit të Shqipërisë. Si rezultat, për fat të keq, shumë kisha dhe xhami në të gjithë vendin u shkatërruan. Shqiptarët kanë punuar shumë për të rindërtuar këto vende të adhurimit anembanë vendit. Disa objekte të çmuara kanë mbetur nga epoka e para komunizmit – vetëm ato që liderët e partive i konsideronin të denja për ruajtjen e kulturës, të tilla si xhamia e Et’hem Beut në Tiranë.
48. Shqipëria është një përzierje kulturash
Gjatë gjithë kohës, Shqipëria ka pasur ndikimin e grekëve dhe romakëve, sllavëve dhe italianëve, myslimanëve dhe të krishterëve. Këto ndarje nuk duket se i kanë turbulluar shqiptarët, dhe faktin që i bashkon ata si gjuha, tradita dhe mbi të gjitha – patriotizmi – duket se janë më të rëndësishëm se etnia ose feja.
49. Shqiptarët janë tepër tolerantë ndaj feve të tjera
Martesat ndërfetare janë mjaft të zakonshme në Shqipëri, dhe grupet e miqve zakonisht janë të integruar mirë dhe kanë pak lidhje me fenë. Feja duket se është më shumë një tregues kulturor dhe trashëgimie sesa një bindje e rrënjosur thellë. Ndryshe nga vendet si Bosnje-Hercegovina, ku konfliktet etnike janë përkeqësuar nga mos-marrëveshjet fetare, në të vërtetë shqiptarët nuk duket se shqetësohen shumë për fenë. Shqipëria është i vetmi vend ku popullsia e hebrenjve u rrit në numër gjatë Luftës së Dytë Botërore, pasi qytetarët e zakonshëm strehuan mijëra refugjatë hebrenj duke vënë në rrezik veten e tyre, edhe pse nuk kishin pothuajse asnjë lidhje me judaizmin.
50. Në të vërtetë, për shumë njerëz, “feja e vetme e Shqipërisë është shqiptaria”
Ky citim u risoll në vëmendje nga Enver Hoxha për të justifikuar ndalimin e fesë; megjithatë, fillimisht u shfaq në poemën nacionaliste të poetit të dashur të Shkodrës, Pashko Vasa, “O moj Shqipni”. Në thelb, do të thotë se, shqiptarët janë shumë më të preokupuar për trashëgiminë e përbashkët etnike dhe kulturore bazuar në konceptin e të qenit shqiptar sesa për besimet fetare.
51. Shqipëria është një pasuri e UNESCO-s, me tre qytete të rëndësishme, që gëzojnë statusin e saj.
52. Një nga këto është Butrinti
Një strukturë 2 000-vjeçare romake, që është qeverisur nga romakët, bizantinët, venedikasit dhe otomanët. E ndërtuar në një liqen afër kufirit me Greqinë, dhe është gjithmonë pothuaj bosh, që e bën një vend perfekt për të soditur, për të bërë fotografi, ku të imagjinosh një botë më të thjeshtë duke u dukur sikur jeton 2 000 vite më parë. Sigurish një nga vendet më interesante të Shqipërisë.
53. Gjirokastra është një tjetër qytet I UNESCO, i përkryer gjithashtu si Butrinti
Bëhet fjalë për një qytet muze të epokës otomane, me një kështjellë shumë të bukur në majë të një kodre, e rrethuar nga shtëpi me çatitë prej guri.
54. Në fakt Gjirokastra është edhe qendra e muzikës popullore isopolifonike, që është një traditë e vetme shqiptare, pasuri pa istrumente muzikore e njohur si vlerë e UNESCO-s. Në kështjellë çdo vit zhvillohen spektakle që mbajnë të gjallë traditën. Të jem e sinqertë, muzika nuk është filxhani im i çajit, por është e pabesueshme ajo që ata me zërat e tyre dijnë të bëjnë, duke krijuar zëra pa asnjë istrument muzikor.
55. Berati
Është binjakëzuar me Gjirokastrën, edhe pse ia vlen ta vizitosh veçmas Gjirokastrën. Janë qytete të ngjashme, por për mendimin tim shumë të ndryshëm. Berati është i spikatur për bojërat e bardha dhe dritare të mëdha kuadrate që duken si sy, duke e quajtur ‘’qyteti i një mbi një dritareve’’. Besoj se UNESCO ka bërë një gabim duke i binjakëzuar të dy qytetet dhe sugjeron se mund të shihet një nga të dyja dhe të krijohet një ide. Janë të dyja vende fantastike dhe secila meriton të vizitohet, ia vlen ta vizitosh për pak ditë, ose mund të vizitosh Beratin në një ditë të vetme duke u nisur nga Tirana. Kur jam ne Berat nuk mund t’ju them asgjë përveçse t’ju rekomandoj të qëndroni në kamping. Të gjithë janë të sjellshëm, xhentilë dhe dhomat janë të pastra dhe komode, wi-fi nuk ekziston dhe presioni i dushit ishte ndër më të këqinjte që kam parë 10 vitet e fundit. Mund të merrni edhe hotel me një çmim shumà « të mirë, pothuaj 10-15 dollarë nata.
56. Ka edhe disa vende të tjera në listën provizore të UNESCO-s që meritojnë të vizitohen, si amfiteatri në Durrës, Apolloni, Ohri, të gjitha në listë për t’u konsideruar nga UNESCO-ja.
57. Por, jo vetëm qytetet historike janë ato që ofron Shqiperia, ka edhe liqene të pabesueshëm. Liqeni i Komanit është në majë të Shqiperisë, i ndjekur nga liqeni i Shkodrës, që ndahet me Malin e Zi, pastaj ai i Ohrit që ndahet me Maqedoninë dhe liqeni i Butrintit. Të gjitha të ndryshme, por të bukura.
58. Përveç liqeneve Shqipëria, posedon edhe burime natyrale të thella
59. Ka shumë ujëvara të lezetshme dhe banorët e vendit preferojnë të notojnë në to. Ujëvara e Bogovës afër Beratit është nga më të preferuarat e banorëve kur vera bëhet shumë e nxehtë, me raki, sigurisht. Nuk është e këndshme për mua të ndodhem në Berat në tetor dhe të mos jem larë në këto ujëvara.
60. Ndodhet edhe një rajon i verërave, me verë shumë të shijshme. Provova verërat në Berat në lokale të prodhuara nga kantina ”Çobo”. Janë të disponueshme edhe vizita për të shijuar verërat.
61. Më duhet të jem bërë perëndimore me gjithë ato fast-food në Amerikë. Me pëlqen fakti që është hapur linja e parë e KFC.
62. Do të takoni shumë njerëz me të njëjtin mentalitet në Shqipëri
Besoj se fakti që në Shqipëri jo shumë persona udhëtojnë, turistët që shkojnë janë me të vërtetë interesantë, të relaksuar dhe me mentalitet të hapur. Nuk kam njohur kurrë persona më interesantë kur udhëtoja në Shqipëri. Edhe hotelet janë të mrekullueshëm dhe një nga mënyrat më të mira për të udhëtuar në Shqipëri janë fjetja në hotele nëse je vetëm.
63. Shpeshherë duket sikur disa pjesë të Shqipërisë janë të bllokuara në një kapsulë. Do të jeni në udhëtim, në një rrugë të lirshme, kur oh! aty ka dhi dhe lopë që përshkojnë rrugët.
64. Shqipëria ndodhet jashtë zonës Schengen, gjë që e bën perfekte qëndrimin në Europë për 90 ditë. Shumë vende të Ballkanit si Mali i Zi, Maqedonia, Serbia, Kosova, Bosnja janë jashtë Schengenit, kështu që është e lehtë të planifikosh një devijim të vogël për të udhëtuar në Shqipëri, nëse jeni afer, dhe t’i përdorni 90 ditët në 180 ditë me vizën Schengen.
65. Për të huajt është e lehtë të marrësh vizën.
77 prej vendeve, përveç vendeve të BE, mund të vizitojnë Shqipërinë pa vizë. Por, edhe nëse nuk je prej këtyre vendeve dhe nuk ke patur një vizë për Angli, SHBA dhe në vendet e BE, vlen e njëjta politikë 90-ditore si për gjitha vendet e tjera.
66. Edhe pse hotelet janë të rinj, janë impresionues dhe shumë të mirë. Në çdo hotel që kam qëndruar në Shqipëri (me përjashtim të kampingut në Berat) janë shumë më ekonomikë sesa në vendet e tjera europiane si Roma e Barcelona. ”Trip’N” hotel në Tiranë është hoteli më i mirë ku kam qëndruar, madje fermentojnë edhe birrën e tyre, sigurohuni të pronotoni më parë gjatë stinës së verës.
67. Shqipëria është një miks bukurish të zbuluara dhe të pazbuluara
Këtu mund të zgjidhni aventura të vërteta, nëse do të rrini në hapësirën mes Tiranës dhe Sarandës ose nëse doni të vizitoni qytete piktoreske të vogla si Shkodra dhe Korça, të gjitha destinacione të arritura me furgonë.
68. Festat e dasmave shqiptare janë festa nga më të mirat. Njërën prej tyre e hasa gjatë rrugës, afër restorant ‘’Giro’’, në Himarë.
69. Shqipëria iu mëson durimin
E theksoj se të udhëtosh në Shqiperi nuk është gjëja më e lehtë edhe pse besoj se nuk është shumë e vështire. Ndonjëherë autobusi do vijë me vonesë ose nuk është e qartë se deri ku do të shkojë, gjithësesi gjërat kanë gjithmonë një funksion në këtë sens. Merni kohën që iu duhet dhe shijoni udhëtimin.
70. Por, sido që Shqipëria ju mëson besimin, sepse Shqipëria nuk është vendi më i lehtë për të udhëtuar, sepse mbi të gjitha sistemi i trasportit publik bëhet duke përhapur fjalë, nuk ka një orar online, duhet t’u besoni të panjohurve. Por, ky realitet do t’u mësojë sa xhentilë dhe të gjendshëm janë pjesa më e madhe e njerëzve në këtë pjesë speciale të botës.
71. Gjuha angleze është mjaft e përhapur, e ndjekur nga italishtja. Ata që janë rritur gjatë komunizmit, me shumë probabilitet kanë vjedhur nga kanalet televizive apo radiofonike italiane, si mënyra e vetme për të pasur kontakte me botën e jashtme, kështu që gjenerata më e vjetër flet italisht, ndërsa të rinjtë anglisht.
72. Por, ato gjëra që shqiptarëve u mungojnë me njohjen e gjuhëve, e kompesojnë me shenja, gjuha e trupit dhe e shenjave. Nuk ka asnjë shqiptar që të ngrejë supet apo injorojë, bëjnë gjënë e pamundur për t’ju përgjigjur pyetjeve të tua, për të të shoqëruar në rrugë derisa dikush të të ndihmojë, duke marrë miq në telefon dhe folur me ta ose duke të shoqëruar deri në destinacion.
73. Me një fjalë shqiptarët janë elastikë dhe të kuptueshëm
I kanë mbijetuar regjimit komunist më të egër të kohës, kanë jetuar të izoluar dhe tani shikojnë të huajt e ardhur nga e gjithë bota.
74. Shqipëria po ndryshon me shpejtësi
Më investimet e huaja nuk do të duhet shumë kohë që Shqipëria të ndryshojë. Të them të drejten jam pak e shqetësuar për ato gjëra që do të ndodhin me plazhet e famshme të Himarës dhe Dhërmiut.
75. Shqipëria nuk është kurrë e bezdisshme
Nuk ka rëndësi ku shkohet. Mund t’ju garantoj se nuk ka asnjë vend në Shqipëri të ngjashëm me njëri-tjetrin./ ATSH.