Komuna e Vushtrrisë ka hyrë në mesin e komunave fituese të çmimit për ambient të patërt, sot organizuar nga Ministria e Ambientit nga GIZI gjerman dhe KFW-ja Gjermane, ku shuma e garantuar është 144.000.00 euro.
Kryetari Tahiri, gjatë pjesëmarrjes në këtë konferencë theksoi reformat që janë bërë brenda gjashtë muajve në komunën e Vushtrrisë për menaxhimin e mbeturinave me ç’rast i theksoi të gjitha një nga një.
Kryetari vushtrrias tha se na duhet edhe ndihma e qytetarëve, që të kemi një ambient të pastërt duke theksuar kështu se inspeksioni komunal do të shqiptojë gjoba mandatore për këdo që hedh mbeturina jashtë kontenjerit.