Këshilli Evropian miratoi sot vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve të 9-ta të Parlamentit Evropian nga 23 Maji deri më 26 Maj të vitit të ardhshëm, transmeton “Zeri.info”.
Këto data u miratuan unanimisht pas konsultimit të Këshillit Evropian me Parlamentin Evropian. Zgjedhjet për Parlamentin Evropian mbahen çdo pesë vjet.
Të fundit ishin mbajtur nga 22 Maj deri 25 Maj 2014. Ligji Zgjedhor parashikon që zgjedhjet parlamentare evropiane të mbahen “nga e enjtja deri të dielën në javën e parë të qershorit”.
Kësaj here u vendos që zgjedhjet të mbahen në javën e fundit të muajit Maj, raporton zeri.info
Në rast se kjo nuk është e realizueshme në një periudhë të caktuar, Ligji Zgjedhor i lejon Këshillit të bjerë dakord, në konsultim me Parlamentin Evropian, në një datë të re që nuk mund të jetë më shumë se dy muaj para ose një muaj pas afatit të caktuar.
Datat e zgjedhjes së Parlamentit Evropian me vendim të Këshillit u ndryshuan në vitin 1984, 1989 dhe 2014./Zeri.