Kina është duke ‘mihur’ të dhënat direkt nga truri i punëtorëve përmes kapelave që lexojnë mendjen për të gjetur punonjësit me depresione.
Monitorimi i aktivitetit të trurit bëhet në fabrika dhe ushtri.
Teknologjia punon duke vendosur sensorë pa tela në kapela. Kur kombinohet me inteligjencën artificiale, gadgets mund të zbulojë ankthin. Punonjësit përdorin këtë teknologji për të zgjeruar produktivitetin dhe profitin.
Një teknologji e tillë është praktikuar nga kompania e energjisë State Grid Zhejiang Electric Power në juglindje të qytetit Hangzhou, e cila i ka ndihmuar për të ngritur profitin 230 milionë funta që pas vendosjes së kësaj teknologjie në vitin 2014, sipas South China Morning Post.
Cheng Jingzhou, zyrtar për mbikëqyrjen e programit të kompanisë, tha se nuk ka dyshime në efikasitetin e kësaj teknologjie.