Janë të zakonshme rastet në qytetin e Vushtrrisë kur qytetarë, biznesmenë por edhe institucione fetare e publike shtrojnë iftare në muajin e shenjtë të Ramazanit.
Një i tillë është organizuar edhe sonte nga Xhamia e Martirëve nën udhëheqjen e Hoxhës Behar Dushi, në Xhaminë e Martirëve te varrezat e qytetit në Vushtrri.
Këtij iftari i janë bashkuar besimtarë të shumtë myslimanë nga Vushtrria.