Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Xhafer Tahiri e sfidon publikisht Uran Ismailin: Ndaloni kompanitë farmaceutike nëse mundeni

    23/05/2018 | 18:00Updated:23/05/2018 | 18:03
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryetari i Komunës së Vushtrrisë që vjen nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Tahiri i ka kërkuar një sfidë publike ministrit të Shëndetësisë që vjen nga radhtët e PDK-së, Uran Ismailit.

    Tahiri e ka quajtur Ismaili si gjeneratë të re të PDK-së, por me mentalitet të vjetër.

    “Te sfidoj z. Ismajli qe te merrni ne nivel te MSH vendimin qe kemi marre ne në Vushtrri, ndalimin e reklamimit te kompanive farmaceutike ne objektet shëndetësore brenda orarit te punës. Por nuk mund ta bëni sepse jeni ne shërbim te tyre!
    Ne kemi filluar reformat ne shëndetësi ne Vushtrri dhe po mbrojmë qytetarin, ata e shohin dhe ndjejnë çdo dite ketë! Po ju?” ka shkruar Tahiri.

    Më poshtë e gjeni të plotë reagimin e Tahirit pa ndërhyrje

    “Uran Ismajli, gjenerate e re ne PDK por me mantalitet te vjeter, po mburret per politikat e PDK-se ne shendetesi: politika te dallavereve, te shnderrimit te spitaleve ne strehe per te denuarit per krime, te krijimit te nje industrie mafioze te barnave, te nepotizmit, korrupsionit e shkeljes se dinjitetit te atyre punetoreve shendetesor qe jane meritore.

    KETO jane politikat e PDK-se ne shendetesi! Keto ishin te njejtat politika edhe ne Vushtrri, qe mbyllnin laboratorin e analizave per paciente per perfitime te grupeve te tyre.
    Te sfidoj z. Ismajli qe te merrni ne nivel te MSH vendimin qe kemi marre ne në Vushtrri, ndalimin e reklamimit te kompanive farmaceutike ne objektet shendetesore brenda orarit te punes. Por nuk mund ta beni sepse jeni ne sherbim te tyre!
    Ne kemi filluar reformat ne shendetesi ne Vushtrri dhe po mbrojme qytetarin, ata e shohin dhe ndjejne cdo dite kete! Po ju?
    Por kaq dijne keta te PDK-se, prandaj edhe mburren me te keqen. Ashtu si ju erdhi fundi ne Vushtrri, ashtu i kane ditet e numeruara edhe ne Qeveri.
    Vushtrria po fiton!”/Gazeta Blic

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Mbi 2100 gjoba trafiku për 24 orë, Policia arreston 16 persona gjatë kësaj kohe
    • Fëmijët alarmojnë Policinë në Vushtrri – I dyshuari kapet me armë dhe sprej në brez
    • Mot me diell e vranësira të shpërndara
    • Lagje dhe fshatra të Vushtrrisë që nesër do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike
    • Guerot e Rohde: Dërgojeni draftin e Asociacionit në Kushtetuese, ne iu përkrahim në Këshillin e Evropës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.