Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Vushtrria cenon kujtesën kolektive me rrënimin e Shtëpisë së Kulturës

    29/05/2018 | 12:22Updated:29/05/2018 | 12:25
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Qyteti i Vushtrrisë tashmë e ka humbur njërën prej ndërtesave me të cilën është identifikuar për shtatë dekada me radhë.

    Shtëpia e kulturës “Hasan Prishtina” ishte pikë referimi për këtë qytet edhe sa i përket arkitekturës moderne në Kosovë, shkruan sot “Koha Ditore”. Do të zëvendësohet me një objekt të ri, i cili do të kushtojë mbi një milion euro.

    Sipas profesionistëve, zor që mund të arrihet të paktën niveli akustik i sallës me rreth 500 ulëse, ndërsa sa i përket objektit që do të ndërtohet, konsiderohet si kiç arkitekturor.

    Me 300 mijë euro për sivjet dhe me 330 mijë për vitin që vjen, është zotuar ta financojë objektin e ri Ministria e Kulturës. Komuna e Vushtrrisë për sivjet në buxhet për këtë projekt i ka 200 mijë euro e për vitin që vjen planifikon t’i ndajë 400 mijë.

    Debat i madh është bërë edhe sa u përket premtimeve të kryetarit aktual të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, i cili gjatë fushatës zgjedhore në fund të vitit të kaluar kishte thënë se objekti nuk do të rrënohet. Bile, partia së cilës i takon ai, LDK-ja, si opozitë lokale asokohe kishte qenë tejet e zëshme në raport me planifikimet komunale. /Koha Ditore/.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Kurti: Serbia e ka kuptuar se Kosova është shtet
    • B2 dhe A3 të KEK-ut pritet të rikthehen në operim gjatë mbrëmjes
    • KESCO: Sistemi elektroenergjetik aktualisht po operon në kushte të vështira dimërore
    • Shkaktoi aksident me katër të lënduar dhe u largua nga vendi i ngjarjes, kapet shoferi në Prishtinë
    • Sot seancë fillestare ndaj të akuzuarit për dhunim seksual gjatë luftës në Vushtrri
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.