Thaçi flet pas takimit më kancelaren Merkel Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pas takimit që ka pasur me kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel ka thënë se vizioni i kancelares Angela Merkel, i shpalosur sot në Samitin e Sofjes, është garancë e perspektivës së qartë të anëtarësimit të Kosovës dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.
Thaçi ka thënë se kancelaren Merkel e ka falënderuar për mbështetjen e shtetit gjerman dhe i ka rikonfirmuar angazhimin për përshpejtimin e reformave dhe implementimin e obligimeve ndërkombëtare, por edhe përkushtimin tonë për fqinjësinë e mirë, paqen dhe stabilitetin rajonal e më gjerë. “Bashkëpunimi dhe dialogu janë rruga e vetme për tejkalimin e sfidave në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në postimin e Thaçit në Facebook./21Media/.