Një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje i prirë nga Albin Kurti, deputeti Shemsi Syla, nënkryetari i komunë së Vushtrrisë Besim Muzaqi dhe drejtorë të kësaj komune nga radhët e Lëvizjes Vtetëvendosj, kanë marrë pjesë në shënimin e përvjetorit të kësaj masakre sot në fshatin Studime e Epërme të Vushtrrisë.
Ata vendosën lule pranë lapidarit të përbashkët si dhe qëndruan pranë familjeve të të vrarëve.
Me 2 maj të vitit 1999 në fshatin Studime brenda pak orësh ishin pushkatuar nga paramilitarët serbë 116 persona civilë që ishin në kolonë duke u shpërngulur dhunshëm në drejtim të Shqipërisë, poashtu edhe shumë të tjerë ishin plagosur.