Tani kur kanë mbaruar të gjitha Mbrëmjet e Maturës ato që mbeten në kujtime për maturantët janë fotografitë e ndryshme që realizojnë pikërisht për këtë ngjarje.
Gjatë parakalimit të maturantëve kanë rënë sy djem e vajza që me bukurinë e tyre kanë shëndritur në mbrëmjen që do ta mbajnë mend gjatë.
Të tilla janë edhe tri maturantet nga SHMP “Bahri Haxha” në Vushtrri, të cilat në një fotografi të realizuar shfaqin bukurinë e tyre prej maturantesh.
Janë këto maturantet Liridona Ahmeti, Albina Muzaqi, e Bleona Aliu që përbëjnë treshen e maturantëve që kanë shkëlqyer në eventin e Mbrëmjes së Maturës.