Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Të martën mbahet akademi përkujtimore dhe homazhe për të rënët në Masakrën e 22 majit në Vushtrri

    21/05/2018 | 16:02
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Nën patronazhin e kryetarit të Komunës, z. Xhafer Tahiri, me 22 maj (e martë) në ora 12:00, mbahet Akademi përkujtimore kushtuar martirëve të vrarë në Masakrën e Vushtrrisë me 22 maj të vitit 1999.

    Akademia mbahet në sallën e Kuvendit të Komunës.

    Pas akademisë bëhen homazhe në varrezat e martirëve në varrezat e qytetit, si dhe tek lapidarët e dëshmorëve dhe të rënëve.

    Me 22 maj të vitit 1999 brenda pak orësh në qytetin e Vushtrrisë u vranë në mënyrën më çnjerëzore 77 persona, derisa një person tjetër ende është në listat e të zhdukurve. Të njëjtën ditë u plagosën shumë persona e po ashtu nga forcat serbe u arrestuan edhe qindra persona qytetarë të Vushtrrisë.

    Për më keq, për të fshehur gjurmët e krimit, personat e vrarë dhe maskaruar nga forcat serbe u dërguan në varrezë masive në Beograd, për tu zbuluar disa vite pas.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Nesër seanca e 31-të me radhë
    • Nënë e bir nga Deçani që vdiqën tragjikisht, varrosen më 15 qershor në Kanada
    • Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
    • Vdes një person në Kotorr të Skenderajt, u rrokullis me traktor duke punuar në pyll
    • Konjufca: Nëse Kurti s’i ka numrat, radha i vjen Hamzës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.