Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka qenë për një kohë të shkurtër edhe në Mbrëmjen e Matures që është mbajtur me maturantët e “Bahri Haxhës”.
Ashtu sikurse mbrëmjen e kaluar me maturantët e “Eqrem Qabej” edhe këtë mbrëmje Tahiri ka ndarë një video me përcjellësit e tij në llogarinë e instagramit.
Aty ai shihet së bashku me këngëtarin Alban Mehmeti, teksa maturantët janë në prapavijë me një atmosferë mjaft të mirë.