Është muaji maj, muaji i “Mbrëmjeve të Maturës”, eventit më me rëndësi për mbarë maturantë e vendit që shënojnë përfundimin e shkollimit të mesëm.
E tillë kjo ditë ishte edhe për gjimnazistët vushtrrias, të cilët pikërisht dje patën mbrëmjen e maturës.
Qytetarë të shumtë kishin dalur për të përcjellur maturantë të kësaj shkolle drejt Mbrëmjes së Maturës, një event ky shumë i veçantë dhe për t’u mbajtur gjatë mend.
Për të shënuar më së miri këtë përcjellje maturantësh për në “Mbrëmjen e Maturës” dikush kishte angazhuar edhe daulle e surle, që e bënin mjaft interesante përcjelljen./Onair.al