Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Siguria në aeroportin “Adem Jashari” brenda standardeve ndërkombëtare

    31/05/2018 | 16:35
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Komisioni Kombëtar për Siguri të Aviacionit Civil vlerësoi sot se gjendja e sigurisë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” është brenda standardeve të kërkuara ndërkombëtare.

    Sot në Ministrinë e Punëve të Brendshme u mbajt takimi i dytë i Komisionit Kombëtar për Siguri të Aviacionit Civil, një komision i themeluar në gusht të vitit 2011.

    Përmes një njoftimi për media bëehet e ditur se takimi ishte ftuar nga ministrit i Brendshëm, Bejtush Gashi, në cilësinë e kryesuesit të Komisionit Kombëtar për Siguri të Aviacionit Civil, për të diskutuar në lidhje me gjendjen e sigurisë së aviacionit civil në Republikën e Kosovës, theksohet në njoftimin për media.

    Ministri Gashi i njoftoi anëtarët e Komisionit Kombëtar për Siguri të Aviacionit Civil, se planifikon të mbajë takime të rregullta të këtij mekanizmi, me qëllim të ruajtjes së nivelit të kënaqshëm të sigurisë në aviacionin civil në Kosovë.

    Gjithashtu, në këtë takim u diskutua edhe për raportin dhe rekomandimet e Komisionit Evropian, për vizitën vlerësuese në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, për gjendjen e sigurisë.

    Të pranishmit vlerësuan se gjendja e sigurisë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” është brenda standardeve ndërkombëtare të kërkuara./Insajder/.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Tragjedi në Dragash: Dyshohet se djali e vr*au nënën e tij
    • Kurti: Serbia e ka kuptuar se Kosova është shtet
    • B2 dhe A3 të KEK-ut pritet të rikthehen në operim gjatë mbrëmjes
    • KESCO: Sistemi elektroenergjetik aktualisht po operon në kushte të vështira dimërore
    • Shkaktoi aksident me katër të lënduar dhe u largua nga vendi i ngjarjes, kapet shoferi në Prishtinë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.