Rrjetet sociale janë të ngarkuar me fotografi të ndryshme, ku edhe ju zgjohet dëshira për të provuar sa më shumë mënyra të ndryshme me qëllim që të dukeni bukur. Edhepse ndoshta nuk jeni adhurues i fotografisë sepse mendoni se asnjëherë nuk dukeni bukur ose saherë që keni imagjinuar veten duke dalë mirë, keni përfunduar si mos më keq. Por, mos u shqetësoni, sigurisht që ekzistojnë mënyra për të korrigjuar gjërat e gabuara, pasi të qenurit fotogjenik nuk është diçka që nuk mësohet. Kemi gjetur 8 gabime dhe sugjerime si të përmirësoni qëndrimin tuaj në foto, në mënyrë që të dukeni sa më këndshëm dhe të krijoni një foto të jashtëzakonshme – dëgjoni këshillat!
Nuk shfrytëzoni sytë si përparësinë tuaj
Në kohën kur aparati shkrep fotografinë ju nuk dini ku të fokusoni sytë. Do të ishte një gjë e mirë të shmangni shkrepjen apo ndriçimin e fokusit të aparatit dhe të përqëndrohuni diku ku nuk i mbyllni sytë por merrni një pamje të mirë. Mendoni rreth diçka interesante, dukuni sikur jeni misterioze, merrni një pamje të ndërlikuar që të dukeni më tërheqëse për të gjithë.
Ju nuk dini si të veproni me duart tuaja
Tingëllon çuditshëm, por ky është momenti kur ju pengojnë duart tuaja dhe nuk dini çfarë të bëni me to. Që t’i vendosni në bel duket shumë bezdisëse, t’i lëshoni pranë trupit duket sikur keni marrë një qëndrim ushtarak… Ajo që ju duhet është spontaniteti, si në trup ashtu edhe në duar. Përpjekja për të bërë diçka me dorë, sikur po mbani një filxhan kafeje, një qese , syze dielli apo mbajtja e duarve në xhepa, janë disa nga lëvizje të natyrshme që do të duken mirë në foto.
Ju prisni momentin e duhur
Në fakt, nuk ekziston asnjëherë moment i duhur për ta tërhequr vëmendjen dhe përqëndrimin tuaj. Problemi është se shumica e njerëzve krijojnë një pamje artificiale dhe një buzëqeshje të rreme në mënyrë që të dalin sa më të kompletuar. Mos e sforconi veten, mundohuni të dilni sa më natyrshëm dhe padyshim do të dukeni shumë më bukur.
Nuk ushtroni si të pozoni në fotografi
Në fakt, të gjithë e bëjmë këtë, duke pozuar nëpër pasqyrë për anën më të mirë të fytyrës dhe duke parë reflektimin tonë. Nuk duhet të jetë veprim i çuditshëm dhe i pakëndshëm për ju, dhe ndani kohë të ushtroni para pasqyrës, sigurisht kur jeni vetëm. Kushtoni vëmendje pozitës së trupit tuaj, qëndrimit, shmangni paraqitjen e shtrembëruar dhe të ngurtë, gjeni atë që ju pëlqen më shumë. Kështu, kur të dilni para kamerave do të jeni të përgatitur dhe do të dini si të pozoni.
Keni buzëqeshje të sforcuar
Kur një buzëqeshje është e rreme apo e sforcuar, ju dukeni shumë të shëmtuar. Imagjinoni ndonjë situatë interesante apo qesharake ku ju qeshet dhe ju bën të ndiheni mirë, kështu do të merrni një pozim real dhe do të dukeni shumë e natyrshme.
Nuk keni veshjen e përshtatshme
Pa marrë parasysh se sa mundoheni që trupi dhe fytyra juaj të duket e përsosur në fotografi, është po aq e rëndësishme që të keni një veshje tërheqëse. Shpesh herë veshja ju identifikon dhe tregon paraqitjen tuaj më të mirë, pasi ana vizuale tregon edhe pozimin tuaj më të mirë.
Jeni shumë e ashpër me veten
Të ngurtësoheni në vend si statujë, nuk ju bën aspak të dukeni këndshëm dhe interesante, apo edhe të relaksuar, andaj duhet të shmangni këto veprime dhe të mos jeni e ashpër me veten. Provoni të jeni sa më spontane, pra ecni, bëni diçka, ndryshoni shpejtësinë normale dhe do të vëreni rezultatin.
Mos e anashkaloni shikimin direkt në kamerë
Po, pamjet anësore apo më larg fokusit ndoshta mund të duken interesante, por shikimi i drejtëpërdrejtë është mëse i domosdoshëm dhe ju bën të dukeni të koncentruar në foto. Përpiquni të përqëndroheni sikur po shikoni personin që ju pëlqen, rregulloni buzët dhe mimikat, tregoni të gjithë atributet tuaja më të mëdha pa asnjë frikë./femra.net/