Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Shqiptarët, populli më mosbesues ndaj njëri-tjetrit në Evropë

    25/05/2018 | 10:57
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    “Burri kur jep fjalën ther djalën”, “Shqiptari kryet e pren dhe besën s’e then”. Prej shekujsh besa e shqiptarëve ka qenë një nga karakteristikat kryesore, që ka kushtëzuar dhe zhvillime të rëndësishme historike. Por, tashmë karakteristika e besës është kthyer në një mit. Realiteti qëndron ndryshe, teksa nga anketa për Cilësinë e Jetës së Evropës, ku përfshihen vendet e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, rezulton se shqiptarët të jenë populli më mosbesues i Evropës.

    Në anketën e zhvilluar për Cilësinë e Jetës nga Komisioni Evropian një seksion të veçantë e zinin edhe çështjet e besimit dhe tensionet sociale. Duke filluar që nga marrëdhëniet ndërpersonale dhe deri tek ato institucionale si qeveria, parlamenti, sistemi ligjor apo media, shqiptarët janë shprehur mosbesues (besim i ulët).

    Për pyetjen “A mund të thoni se pjesa më e madhe e njerëzve mund të besohen apo se nuk mund të jesh shumë i kujdesshëm në marrëveshje me njerëzit?”, Shqipëria shënoi pikët më të ulëta në të gjithë Evropën, vetëm 2.4. Mesatarja e Bashkimit Evropian është 5.2 pikë, ku rekordin për besimin ndaj njërit tjetrit e kanë Danimarka dhe Finlanda. Në rajon, pas nesh, më pak besim tek njërit tjetri e kanë maqedonasit, me 3 pikë dhe më të lartë turqit, serbët e malazezët. Interesante është që në rastin e Shqipërisë, besimin më të ulët e shfaqin ata që janë në punë (2.3), ndërsa të papunët priren të besojnë më shumë tek njëri-tjetri (2.5).

    Problemet me besimin shkojnë përtej marrëdhënieve ndërpersonale. Mosbesimi është i lartë edhe te institucionet. Edhe për sa i përket besimit te parlamenti, Shqipëria ka shënuar gjithashtu pikët më të ulëta në të gjithë Evropën, vetëm 2.6 pikë.

    Sistemi ligjor gjithashtu ka reflektuar mungesë besimi. Në të gjithë Evropën, shqiptarët kanë treguar se kanë besimin më të ulët, me 2.7 pikë.

    Ndryshe nga sa më sipër, për sa i përket besimit në media, edhe pse më i ulët se mesatarja evropiane, ai është më i lartë se në vendet fqinje si Maqedonia dhe Greqia, ku janë shënuar pikët më të ulëta në Europë. Besimi në media në Shqipëri shënoi 4.6 pikë, ndërsa mesatarja evropiane shënoi 4.8 pikë.

    Besimi në polici ka shënuar 5.6 pikë, më ulët se mesatarja e evropiane prej 6.4 pikësh. Vendet si Finlanda, Danimarka apo Austria reflektojnë besimin më të lartë në polici, ndërsa më të ulëtin Maqedonia, Bullgaria dhe Sllovakia.

    Ndër vendet kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Maqedonia dhe Shqipëria kanë reflektuar besimin më të ulët ndaj qeverisë. Në Maqedoni besimi në qeveri shënoi 3.5 pikë, ndërsa në vendin tonë 3.8 pikë. Besimi është shumë më i lartë në vendet e tjera të rajonit, madje më lart se mesatarja e Bashkimit Evropian. Në Serbi, besimi te qeveria shënoi 5.1 pikë, në Malin e Zi 5.3 pikë, ndërsa në Turqi besimi te qeveria shënoi 6.2 pikë. I ulët ka qenë besimi edhe tek qeverisja lokale, ku në Shqipëri shënoi 3.9 pikë nga 5.6 që është mesatarja e BE-së.

    Për sa i përket besimit në sistemin bankar, Shqipëria ka të njëjtin nivel si mesatarja e Bashkimit Evropian me 4.9 pikë. Vendet kandidate kanë reflektuar besim të lartë tek bankat krahasuar me vendet anëtare të BE-së që u prekën më së shumti nga kriza financiare e vitit 2009 si Italia, Greqia, Spanja, Kroacia.

    Kënaqësia me gjendjen aktuale të ekonomisë është e dyta më e ulët në Evropë, me 3.1 pikë. Më e ulëta është në Greqi, shteti që ka kaluar një krizë të thellë ekonomike dhe borxhesh, me 2.4 pikë. Në Shqipëri, besimin më të ulët e kanë të papunët, me 2.9 pikë.

    Në Anketën e Cilësisë së Jetës 2016 janë mbledhur të dhëna të krahasueshme dhe të besueshme në të gjithë Evropën, dhe për herë të parë janë përfshirë vendet kandidate si Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia. Anketa në këto vende është zhvilluar në periudhën nëntor 2016- mars 2017, me një kampion të zgjedhura rastësisht prej 1,000 banorësh për shtetet e vogla dhe 1300 banorësh për shtetet më të mëdha. Në të gjithë Evropën janë zhvilluar në total 36,900 intervista.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Evakuimi i pesë shqiptarëve nga Izraeli, tre nga ta arrijnë në Tiranë
    • Arrestohet i dyshuari për su*lmin në Suharekë
    • Mbi 2100 gjoba trafiku për 24 orë, Policia arreston 16 persona gjatë kësaj kohe
    • Fëmijët alarmojnë Policinë në Vushtrri – I dyshuari kapet me armë dhe sprej në brez
    • Mot me diell e vranësira të shpërndara
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.