Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Semimaturanët sot i nënshtrohen testit të arritshmërisë

    18/05/2018 | 10:56
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Nxënësit e klasave të nënta sot do t’i nënshtrohen testit të arritshmërisë, ku me pikët e arritura do të kenë mundësi të orientohen për në shkollat e mesme.

    Këtij testi do t’i nënshtrohen 26 mijë e 949 nxënës në të gjithë Kosovën dhe testimi do të filloj në orën 10:00.

    Fehmi Hysenaj, këshilltari i ministrit të Arsimit, Shyqyri Bytyqi, për KosovaPress ka bërë të ditur se janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura që nxënësit nesër t’i nënshtrohen testit.

    “Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, përkatësisht Divizioni për Vlerësim, Standarde dhe Monitorim i ka bërë të gjitha përgatitjet për testin e arritshmërisë që organizohet për klasat e nënta. Është një test i cili tregon arritshmërinë e nxënësve gjatë këtij shkollimi në mënyrë që të përcaktohen pastaj për shkollimin e mesëm të lartë”, tha ai.

    Nxënësit do të kenë 100 pyetje, ndërsa ky test nuk ka kalueshmëri por që pikët të cilat i marrin do të jenë vendimtare për shkollimin e mëtejmë të nxënësve.

    Hysenaj bëri të ditur se pyetjet do të jenë nga lëndët e përgjithshme.

    “I kanë lëndët e përgjithshme dhe lëndët që i kanë në kuadër të shkollimit të tyre, faktikisht është një përmbledhje një gamë e madhe e lëndëve. Gjuhë shqipe, matematikë, gjuhë angleze, kimi, fizikë, gjeografi, histori, informatikë”, tha ai.

    Në rast se nxënësit zihen duke kopjuar, Hysenaj tha se do të kenë edhe sanksionim duke u larguar nga testimi. Për të monitoruar testimin MASHT, në bashkëpunim me drejtoritë komunale të arsimit, ka angazhuar 324 komisionerë dhe 1 mijë e 123 administrues.

    “Në kuadër të përshkrimit të detyrave administratorët i kanë të gjitha, deri tash ky test ka kaluar mirë, do të thotë nuk kemi pasur vërejtje të madhe. Por, unë kam shumë besim që administratorët të cilët e kanë një përvojë që do ta kryejnë punën në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha ai.

    Të gjithë nxënësit që do t’i nënshtrohen testit të arritshmërisë duhet të jenë në ora 9:00, në shkollat e tyre, pasi që testimi do të fillojë në ora 10:00. Ndërsa, testimi do të bëhet në 108 qendra testimi.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Nesër seanca e 31-të me radhë
    • Nënë e bir nga Deçani që vdiqën tragjikisht, varrosen më 15 qershor në Kanada
    • Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
    • Vdes një person në Kotorr të Skenderajt, u rrokullis me traktor duke punuar në pyll
    • Konjufca: Nëse Kurti s’i ka numrat, radha i vjen Hamzës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.