Njëri nga drejtuesit e VV-së në Vushtrri dhe drejtori i Drejtorisë për Administratë në komunën e Vushtrrisë, Mehmet Selaci, i ka thumbuar të ikur nga VV-ja të cilët sot publikon logon e re të Partisë Socialdemokrate, transmeton Veriu.info.
Ai indirekt më së shumti e ka kritikuar Aida Dërguti, e cila nuk kishte pranuar të kandidonte për kryetare të Vushtrrisë nga radhët e VV-së, edhe pse ishte kryetare e qendrës. “Kur ishte koha me dëshmu se je me të vërtetë për vendin dhe qytetin tënd, u tërhoqe e i le në baltë”, thotë Selaci.
Ja postimi i plotë i Mehmeti Selacit:
Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë⤵⤵⤵)
Kur ishte koha me dëshmu se je me të vërtetë për vendin dhe qytetin tënd, u tërhoqe e i le në baltë.
Nuk u tërhoqe nga privilegjet, tradhëtove votuesit dhe subjektin tënd.
Tani, pas gjithë atij dëshprimi që mbolle tek qytetarët, me të vërtetë pret përkrahje ?
Nuk është e ndershme që të mundoheni të peshkoni brenda radhëve të lëvizjes, sepse anëtarët dhe aktivistët ua kanë treguar vendin juve.
“Albini është paranojak” thatë, e paranojën ndaj Albinit tek ju e pashë.
Është një thënje që ju përshtatet juve “Kush bënë gropën tjetrit, bije vetë në të”, po, jeni ra, shumë thellë sa as vetë nuk keni mundur ta imagjinoni.
Më vjen keq për përkrahjen që unë, shoqëria, familja ime ua dhamë një numri të madhë prej juve, duke ju besuar verbërisht, për hirë të lëvizjes, lëvizjes që ju e prejtët në besë.
Ju përgëzoj sa mirë keni aktruar deri sa morët votat.
Por, mos harroni që anëtarin, aktivistin, votuesin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! nuk mund ta mashtroni prap.
Ju uroj suksese tek “nëna” Kaqushë
” Ka nënë, s’ka ide ! ”
M.Selaci