Njerëzit reagojnë në mënyra të ndryshme ndaj tradhtisë. Disa mund të bëhen sikur nuk ka ndodhur asgjë, ndërsa të tjerët partnerit të tyre të pabesë nuk i japin kurrfarë shansi.
Pavarësisht nëse bëhet fjalë për një puthje, seks për një natë apo një lidhje paralele që ka zgjatur me muaj të tërë, të tradhtohesh është e dhimbshme. Por kjo s’do të thotë që lidhja juaj nuk ia vlen të shpëtohet.
Dashi (21 mars- 19 prill): Kur gjërat nxehen, vështirë që një Dash të ftohet
Kjo shenjë njihet për impulsivitetin dhe natyrën pasionante. Dashi e dashuron gjënë e re dhe intriguese, ndaj sado që udhëhiqet nga mendja dhe logjika nëse ka përballë diçka joshëse nuk i thotë jo. Megjithatë tradhtia e një Dashi është momentale dhe tërësisht tërheqje fizike, nuk ka ndjenjë, nuk ka lidhje të dyfishtë, nuk ka asgjë të tillë “serioze” në mes.
Demi (20 prill- 20 maj): Demit i pëlqen të argëtohet, ndaj ndonjëherë ia fal vetes një mëkat më shumë
Demi drejtohet nga Venera, planeti i dashurisë, së bukurës dhe parasë. Ndaj nëse ju i ofroni një darkë romantike, një masazh sensual, hotel me pesë yje dhe një vaskë plot me petale, shenja në fjalë mund të tregohet e pabesë.
Binjakët (21 maj- 20 qershor): I pëlqen të eksperimentojë
Në astrologji, Binjakët janë më të lidhurit me tradhtinë, kjo për shkak të paqëndrueshmërisë së karakterit të tyre. Duan një lidhje të qetë ama duan dhe pak adrenalinë, janë tradicionalë, aq sa edhe kërkojnë risi. Mos u habisni nëse ju flasin gjithë pasion për monogaminë dhe më pas zbuloni se janë me disa partnerë përnjëherë.
Gaforrja (21 qershor- 22 korrik): Kërkon dashuri me çdo kusht, kudo
Gaforret janë qenie shumë të ndjeshme të cilat e urrejnë të ndihen të padëshiruara. Përkundrazi ato kërkojnë siguri, vlerësim e dashuri dhe në rast se partneri nuk ua ofron më, shkojnë e gjejnë pse jo, diku tjetër!
Luani (23 korrik- 22 gusht): Nuk reziston dot
Të udhëhequr nga zemra, Luanët bien gjithë kohës në dashuri. Në përgjithësi nuk synojnë të tradhtojnë, ama nëse kjo ndodh ka ndodhur vetëm sepse dikush ka ditur t’u tërheqë vëmendjen dhe më pas ta bëjë vetë Luanin qendrën e vëmendjes. Pikërisht ajo që kjo shenjë dëshiron: bota të rrotullohet rreth saj!
Virgjëresha (23 gusht- 22 shtator): Dëshira e Virgjëreshës për perfeksion nuk është përherë aq e pafajshme
Si idealiste dhe detajiste që është, Virgjëresha analizon gjithçka në marrëdhënien e saj. Nëse del në përfundimin se lidhja nuk është aspak aty ku duhet, ia lejon vetes të shkojë në krahët e dikujt tjetër në kërkim të lumturisë.
Peshorja(23 shtator- 22 tetor): Ndonjëherë flirtimi shkon më tutje seç duhet
Ndonëse Peshoret janë pro lidhjeve të gjata dhe serioze kjo s’do të thotë se janë përherë besnikë: u pëlqen të ndihen të dëshiruar, flirtojnë gjithë kohës derisa ashtu si pa kuptuar përfundojnë në krahët e dikujt tjetër.
Akrepi (23 tetor- 21 nëntor): Intrigohet nga eksperiencat misterioze dhe të ndaluara
Akrepët janë plot e përplot me mistere, ndaj shpesh tradhtia është njëra prej tyre. Si një nga shenjat më pasionante dhe të dhëna pas seksit, pabesia është mëse e parashikueshme.
Shigjetari (22 nëntor- 21 dhjetor): Nuk i thotë dot “Jo” një aventure, pavarësisht kostos
Edhe në një marrëdhënie monogamie, një Shigjetar ka nevojë të ndihet i lirë dhe të provojë ndjesi të reja. Një eksperiencë më shumë, aq më mirë. Nisur nga kjo logjikë, Shigjetari është një potencial i mundshëm tradhtie.
Bricjapi (22 dhjetor- 19 janar): Çdo gjë mund të arsyetohet, edhe tradhtia
Një Bricjap arrin ta justifikojë mirë e bukur një tradhti përmes fakteve dhe logjikës. Kjo ndodhi për shkak të kësaj, pastaj e pasoi kjo tjetra dhe ja ku në fund të ditës i mbush mendjen vetes (dhe të tjerëve) se qe vetëm një viktimë e rrethanave.
Ujori (20 janar- 18 shkurt): Ai/ajo e kuptonte shumë mirë ndaj…
Ujorët tradhtojnë me njerëz që ndajnë të njëjtat vlera. Mjafton një bisedë e thellë, dy tre ideale të përbashkëta dhe kjo shenjë i dorëzohet tërësisht pasionit.
Peshqit (19 shkurt- 20 mars): Peshqit jetojnë në një botë imagjinare, por në të vërtetë, gjërat nuk janë aq romantike sa duken
Peshqit janë shumë të ndjeshëm, ndaj shpesh tradhtinë e shohin si ngushëllim apo mundësi për të realizuar të gjithë fantazitë e mundshme që në lidhjen serioze nuk i realizojnë dot. Gjithsesi ama, pas çdo tradhtie dalin sërish të zhgënjyer.