Buxhetin e ka më të vogël sesa Italia, pavarësisht se është shteti me territorin më të madh në botë. Ndërsa, numri i popullatës ka rënie shumë të madhe në krahasim me vitin 1991 kur ra komunizmi në Rusi. Që nga kjo kohë është 6 milionë banorë është më e vogël.
Nëse indikatori kryesor i matjes së fuqisë së një shteti është ekonomia, atëherë analizat thonë se Rusia është “kullë prej kartoni”. Kjo do të thotë se Rusia nuk ka kapacitete as të përafërta të matet me ekonomitë e vendeve perëndimore.
Fotografitë dhe videot që përfaqësojnë zhvillimin rus janë “pamje të zgjedhura” si në filma, përndryshe realiteti është tjetër. Specialiteti i Putinit prej një regjisori propagandistik ku Rusia paraqitet e zhvilluar, demokratike dhe e fortë demantohet lehtë në ditët e sotme me kërkime në internet.
Radio “Evropa e Lirë” ka thënë se autoritetet e Shteve të Bashkuara vetëm në vitin e fundit kanë pranuar 2,664 kërkesa ruse për azil, përkatësisht 39 % më shumë sesa një vit më parë. Ose, kjo shifër është 200 % më e madhe sesa në vitin 2012.
Me të drejt ekonomia ruse quhet ekonomi konsumuese, pasi që shumë pak prodhon. Nëse analizojmë prodhuesit në nivel global të teknologjisë informative, industrisë së automobilizmit dhe industrive tjera inovative, mund të themi me bindje se asnjë produkt që shitet në tregjet globale nuk prodhohet në tregun rus.
Kriza ekonomike globale, rënia e çmimit të naftës si dhe sanksionet e SHBA-së dhe shteteve perëndimore kanë ndikuar që ekonomia ruse viteve të fundit të kalojë nëpër krizë të madhe, ku si pasojë është shënnuar deficit i lartë buxhetor dhe zhvlerësim i jashtëzakonshëm i rublës ruse.
Rusia ka shpenzuar 100 miliardë dollarë nga rezervat e saja devizore.
Pos problemeve ekonomike Rusia ka edhe probleme demografike, ku nga 148 milionë banorë sa i kishte në vitet e 90`ta pas rënies së komunizmit, tani popullata ruse është zvogëluar për rreth 6 milionë, për të arritur në 142 milionë banorë.