Instituti për mbrojtjen e monumenteve, ka rregulluar platonë e Kalas së qytetit të Vushtrrisë.
Instituti i Kosovës për mbrojtjen e monumenteve,në korrik të vitit të kaluar kishte shkëputur këtë kontratë, pas takimit të kryetarit të atëhershë të komunës Bajram Mulaku me udhëheqësin e degës së Organizatës Suedeze në Kosovë Sali Shohin dhe ushtruesin e atëhershëm të detyrës së drejtorit të IKMM Agim Gërguri.
IKMM vitin e kaluar kishte paralajmëruar se nëse qiramarrësi Mentor Salihu nuk e nënshkruan marrëveshjen për shkëputje të kontratës nëpërmjet të cilës i jepej një pjesë e Kalasë në shfrytëzim IKKM do të vepronte njeëanshëm, duke vendosur që ta shpallë të pavlefshme atë.