Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Rexhën nuk e mbyti kali, por axha i tij!?

    11/05/2018 | 15:51
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Në ditën e martesës, Rexha mbytet nga kali. Kjo është historia që njihet përmes “Këngës së Rexhës”. Por, rapsodi Demir Krasniqi ofron një version tjetër të kësaj historie.

    “Sipas burimeve të sigurta historike, kjo ngjarje ka ndodhur disa vite para Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në afërsi të Medvegjës, ku për qëllime trashëgimie Rexhën jetim e ka vrarë mixha i tij”, ka thënë Krasniqi, duke cituar rrëfimin e Qamilit të Vogël.

    Sipas tij, Rexhës i kishte vdekur babai në moshën dyvjeçare. Siç ndodhte dikur, e ëma e Rexhës kishte pranuar të martohet me kunatin, që të jetë pranë të birit. Axha – tashmë njerku i Rexhës – u përkujdes për nipin deri në moshën e martesës; e fejoi dhe bëri dasmë të madhe për të. Por, në një moment i kishte pikur në mendje se Rexha pas martesës do të ndahet prej tij e në këtë mënyrë edhe pasuria. Andaj, ditën e dasmës e kishte mashtruar Rexhën, duke e dërguar të stalla e kuajve gjoja për t’i ushqyer, ku e vret tinëzish e fajin ua hedh kuajve.

    Demir Krasniqi shprehet se këtë histori e kishte treguar nëna e Rexhës, pasi që i kishte vdekur burri i dytë (axha i Rexhës). Këngën në Gjakovë e kishte sjell Qamili i Vogël, i cili për herë të parë e kishte kënduar në Radio Prishtinë. Që atëherë kënga është përhapur në të gjitha trojet shqiptare, duke u ripërpunuar edhe nga artistë të tjerë. /21Media/Telegrafi/.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Arrestohen dy persona dhe sekuestrohen katër armë zjarri në Prishtinë
    • 93 aksidente për një ditë në Kosovë
    • Vushtrri: Po transportohej drejt gjykatës, i dyshuari kanos zyrtarin policor
    • Haradinaj: Albin Kurti, iu ka nënshtruar komunitetit jo-serb, por po “peshkon” edhe tek deputetët e PDK e LDK
    • Moti për vikend: Vranësirat shpërndahen të shtunën, më shumë diell të dielën
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.