Kanë vazhduar edhe sot replikat e kundër replikat në mes të eksponentëve nga pozitë e opozitë e Komunës së Vushtrrisë.
Është përsëri Shpresa Rama, ish-Drejtoreshë për Rini, Kulturë, dhe Sport në mandatin e kaluar qeverisës të Vushtrrisë që ka replikuar prap përmes një statusi me Xhafer Tahrin.
Në këtë postim Rama i drejtohet Tahirit se pse ai e nënshkroi këtë kontratë kur do të mund të mos e bënte këtë duke e kthyer tërë procesin në pikën zero.
Tutje Rama shton se Tahiri tregoi pafuqishmëri për të ndalë këtë projekt dhe se tregoi se i mungon guximi.
Ajo postimit të saj i ka bashkangjitur edhe një video kur debatohej për projektin e Q.K “Hasan Prishtina”.
Postimin e plotë të Ramës mund ta lexoni në vijim: