Edhe pse shumica e të dhënave për pasurinë e tyre është private, deri diku kanë dalë në opinion shumat e mjeteve tyre financiare.
Të gjithë tashmë janë mirë të njohur me faktin se familja mbretërore e Britanisë së Madhe është shumë e pasur, dhe çdo anëtar në llogari të vet ka shuma të mëdha të parave. Ata për aktivitetet e tyre marrin edhe rrogë, ndërsa prej shtetit marrin një shumë të caktuar për organizimin e ngjarjeve të shumta.
Sa i përket patundshmërive shumica e tyre janë në emër të mbretëreshës Elizabeth II (91), e cila është edhe monarkia më e vjetër në botë. Ajo gjithashtu është edhe anëtarja më e pasur e familjes.
Sipas shkrimit të Forbsit në vitin 2017, supozohet se pasuria e familjes mbretërore britanike është rreth 88 miliardë dollarë.
Shumica e anëtarëve të familjes jetojnë nga fondet siç është “Crown Estate”, i cili është në pronësi të monarkut sundues, ku përfshihen edhe patundshmëritë siç është për shembull Pallati i Bakinghamit.
Mbretëresha Elizabeth II
Vlerësohet se pasuria e sajë është së paku 520 milionë dollarë. Sa i përket princit Phillip dhe fëmijëve të tyre, të gjithë së bashku kanë rreth 1,1 miliard dollarë.
Princi Phillip
Ai është bashkëshorti i mbretëreshës Elizabeth II dhe janë në martesë tashëm 70 vjet. Duka e Edinburgut e gëzon pasurinë dhe të gjitha benefitet të cilat shkojnë me anëtarët e familjes mbretërore.
WealthX konsideron se princi Phillip i ka rreth 30 milionë dollarë. Për obligimet e veta publike ai çdo vit merr diçka më shumë se gjysmë milioni dollarë.
Princi Charles
Trashëgimtari i fronit ka një pasuri e cila llogaritet në rreth 400 milionë dollarë. Charles, i njohur si princi i Uelsit, pjesën më të madhe të pasurisë së tij e realizon nëpërmjet të dukatit të Kronvolit, pasurisë private e cila financon të gjitha aktivitet e tij.
Princi William
William dhe vëllai i tij Harry kanë deri diku shuma të ngjashme të parave. Ata e kanë trashëguar pasurinë e nënës së tyre, të ndjerës princeshës Diana. Supozohet se të dy kanë në mes të 25 dhe 40 milionë dollarëve, transmeton Business Insider.
Nga nëna kanë fituar nga 14 milionë dollarë kur i kanë mbushur 30 vjet, dhe prej moshës 25 vjeçe marrin rreth 450.000 dollarë, transmeton Forbs.
Princi William merr rrogë vjetore prej 62.000 dollarëve për punën e tij të pilotit.
Princi Harry
Neto vlera e pasurisë së princit Harry është e ngjashme me pasurinë e vëllait William. Harry ka punuar për 10 vjet në Aviacionin Mbretëror për rrogë prej 53.000 dollarë.
U pensionua në vitin 2015, kur vendosi t’i përkushtohet punës humanitare.
Kate Middelton
Kate u bë dukeshë nga Kembrixhi pasi u martua me princin William në prill të vitit 2011. Besohet se pasuria e saj personale peshon rreth 10 milionë dollarë, transmeton Business Insider.
Meghan Markle
Meghan sivjet u bë dukesha e Saseksit pasi u martua me princin Harry. Tani për tani ka llogari më të vogël nga të gjithë anëtarët e familjes mbretërore. Sa i përket pasurisë së saj personale ajo është madje 5 milionë dollarë.
Princi George, princesha Charlotte dhe princi Louis
Fëmijët e princit William dhe princeshës Kate Middelton kanë vërtetë jetë ekstravagante. George dhe Charlotte shkojnë nëpër institute më të shtrenjta parashkollore në Londër.
Pritet që princi George dhe princesha Charlotte të kenë ndikim të madh në ekonominë britanike. Besohet se princesha Charlotte do t’i sjellë vendit madje 5 miliardë dollarë, derisa George do të sjellë një shumë më të vogël prej 3.6 miliardë dollarëve.
Sa i përket vëllait të tyre më të vogël, princit vogëlush Louis, për vetëm disa javë të jetës së tij ai vendit të vet do të sjellë shumën në mes të 70 dhe 125 milionë dollarëve.