Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Promovohet djathi i vërtetë vendor, 100% nga qumështi

    31/05/2018 | 10:17
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Fushata “Shijo djathin e vërtetë, 100% nga qumështi” shënon sot ditën ndërkombëtare të qumështit dhe ka për qëllim informimin e qytetarëve të Kosovës mbi rëndësinë dhe dobitë e konsumimit të djathit vendor 100% nga qumështi

    Në një njoftim, bëhet e ditur se dita ndërkombëtare e qumështit në Kosovë fillon me ceremoninë kryesore më 1 Qershor, e cila do të organizohet me fillim prej orës 11:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

    Të pranishëm në këtë ngjarje do të jenë shumë mysafir edhe përfaqësues nga USAID, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë, Shoqata e Prodhueseve të Qumështit (SHPQK) dhe Shoqata e Qumështoreve të Kosovës (SHQK).

    Për të shënuar ditën ndërkombëtare të qumështit do të ketë aktivitete të ndryshme ku do të marrin pjesë të gjitha qumështoret e Kosovës me produktet e tyre dhe në të njëjtën kohë do t’i shpërndajnë produktet e qumështit fëmijëve për të festuar edhe ditën e fëmijëve.

    Aktivitetet do të përcillen edhe me maskotën e fushatës përmes së cilës fëmijët mund të realizojnë foto te ndryshme. Fushata për promovimin e djathit 100% nga qumështi do të vazhdojë me aktivitete të tjera për fëmijë edhe pas datës 1 qershor, duke përfshirë vizitat tek prodhuesit vendor të djathit 100% nga qumështi si dhe vizitat nëpër shkolla në shtatë rajonet e Kosovës me qëllim të informimit të fëmijëve për dobitë e djathit 100% nga qumështi.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Trump godet me tarifa këto vende evropiane për shkak të Grenlandës
    • Shqiptari vret me armë gjahu bashkëshortin e të dashurës së tij në Greqi
    • Vazhdon rinumërimi i votave, në QNR shtohet numri i tavolinave
    • I ofroi ryshfet 5 euro policit në kufi, arrestohet i dyshuari
    • Personi që raportoi se e keqtrajtoi Policia e Kosovës në veri, denoncoi rrejshëm
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.