Policia lokale në Turkmenistan po kontrollon tualetet për të provuar se vendasit kanë përdorur gazeta që përmbajnë fotografi të presidentit Gurbanguly Berdimuhamedov për të fshirë veten, raportojnë mediat.
Policia në rajonin perëndimor të Ballkanit thuhet se ka udhëzuar oficerët e policisë në komunitet që të kontrollojnë tualetet në vende publike dhe shtëpi private dhe për të gjetur dëshmi të njerëzve që përdorin gazeta me fotografi të presidentit si letër higjienike, njofton ueb-faqja e lajmeve me bazë në Moskë Fergana.ru – e njohur për raportimin e saj për çështjet turkmene.