Sot ka përfunduar renovimi i shkollës fillore “Naim Frasheri” në Vushtrri. Ne këtë përurim ka marre pjesë kryetari i Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri, ambasadorja turke nëe Kosove Znj. Kivilcim Kiliq dhe zyrtare të tjerë komunal.
Ne fjalimin e ambasadores turke te mbajtur brenda objekteve te kesaj shkolle ambasadorja turke tha se ndjehet mjafte e kënaqur që ky projekt u realizua nga Republika e Turqise dhe se qellimi i ketyre projekteve në gjithe Kosovën është qe këtë shtet ta shohin në një të ardhme sa më të ndritur.
Nderesa kryetari Tahiri, në fjalimin e tij duke i uruar fillimisht mireseardhje ambasadores turke për herë të dyte në qytetin e Vushtrrisë, tha se është kënaqesi që së bashku më miqtë nga Turqia të promovojme këtë projekt të përbashket që ka për synim përmiresimin e cilësisë së mësimnxenies ne qytetin tonë.