Policia e Kosovës ka raportuar se pas një përleshje mes disa të rinjve në fshatin Kqiç i Madh të Mitrovicës, një i dyshuar e ka goditur me thikë viktimën mashkull, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore.
Viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje, transmeton Indeksonline.
Hetimet në lidhje me rastin, që sipas Prokurorit të Shtetit është klasifikuar “Vrasje në tentativë”, ende janë duke vazhduar.