Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Për Programin 2018, presin mbështetje 1642 projekte bujqësore

    04/05/2018 | 12:27
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Një numër i madh i fermerëve dhe agrobizneseve kanë aplikuar për të përfituar përkrahje në projektet e tyre në kuadër të masave mbështetëse të “Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2018”. Janë 1,642 projekte të ndryshme të zhvillimit rural, të cilat janë pranuar në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB).

    Të gjithë ata aplikues që do t’i plotësojnë kriteret e parapara në thirrjen për aplikim, duke u bazuar në Programin për Projektet e Zhvilllimit Rural dhe Udhëzimit Administrativ 2018 për masat e shpallura, për të cilat buxheti i ndarë këtë vit arrin shumën në 19 milionë euro, do të mbështeten përmes granteve investive.

    Në krahasim me vitin e kaluar, ka rritje të numrit të aplikuesve me projekte të zhvillimit rural. Vitin e kaluar në Zyret Regjionale të AZHB-së, kanë aplikuar 1,447 projekte për mbështetje përmes granteve investive.

    “Bazuar në Programin për Projektet e Zhvilllimit Rural dhe Udhëzimit Administrativ 2018, masat mbështetëse kanë qenë të hapura për Masën 101 “Investimet në asetet fizike në ekonomitë bujqësore në disa nën-sektor”, ku buxheti i planifikuar për këtë masë është 12 milionë euro, për Masën 103.

    “Investimet në asetet fizike në përpunimin dhe tregtimin e prodhimeve bujqësore”, buxheti i planifikuar është 4 milionë euro, për Masën 302 “Investimet për diversifikimin e fermave dhe zhvillimin e bizneseve”, buxheti është 1.7 milionë euro, për Masën 303 “Përgatitja dhe zbatimi i strategjive të zhvillimit lokal- Qasja Leader- për Grupet Lokale të Veprimit – të përzgjedhura”, buxheti është 300 mijë euro, si dhe masën për ujitjen e tokave bujqësore, ku për këtë masë buxheti i planifikuar është 1 milion euro”, ka thënë Kryeshefi Ekzekutiv i AZHB-së, Elhami Hajdari.

    Ndërkaq, sipas tij, nga java e ardhshme, Drejtoria e Miratimit të Projekteve në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, do të fillojë me vlerësimin e projekteve, bazuar në kriteret e publikuara në kohën e shpalljes së thirrjeve, e që janë edhe tani publike në ueb-faqen e MBPZHR-së dhe AZHB-së.

    Kryeshefi Ekzekutiv i AZHB-së, Elhami Hjadari, ka thënë se kjo agjenci ashtu sikur vitet e kaluara, do të jetë transparente gjatë tërë procesit, duke i informuar fermerët përmes sms-ve dhe vendimeve në e-mail, si dhe përmes ueb-faqes së AZHB-së për rezultatet lidhur me procesin.

    Ndryshe, afati për aplikim për masat mbështetëse të këtij viti ishte shpallur më 19 mars të këtij viti dhe afati për aplikim ka qenë i hapur deri më 30 prill 2018. /Telegrafi/.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Trump godet me tarifa këto vende evropiane për shkak të Grenlandës
    • Shqiptari vret me armë gjahu bashkëshortin e të dashurës së tij në Greqi
    • Vazhdon rinumërimi i votave, në QNR shtohet numri i tavolinave
    • I ofroi ryshfet 5 euro policit në kufi, arrestohet i dyshuari
    • Personi që raportoi se e keqtrajtoi Policia e Kosovës në veri, denoncoi rrejshëm
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.