Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Për 5 muaj, mbyllen 143 lokale të lojërave të fatit, ATK lëshoi kaq gjoba!

    27/05/2018 | 15:47
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Përdorimi i Lojërave të Fatit shfaqet me të madhe në Republikën e Kosovës. Madje, disa prej lokaleve këtë e bëjnë në mënyrë të jashtëligjshme. Mirëpo, mbikëqyrjen e tyre po vazhdon ta bëjë përmes strategjisë së punës Administrata Tatimore e Kosovës.

    Në një përgjigje për “Indeksonline”, Zëdhënsja e ATK-së, Valentina Bytyqi- Sefa ka treguar aktivitetet që kanë ndërmarrë deri më tani gjatë këtij viti për këtë veprimtari.

    Sipas saj, ATK konkretisht Departamenti i Lojërave të Fatit është i autorizuar që të mbikëqyrë dhe licencoi çdo veprimtari që ndërlidhet me lojërat e fatit.

    Po ashtu ajo ka theksuar se edhe të gjitha subjektet të cilat merren me organizimin e lojërave të fatit.

    Bytyqi Sefa ka bërë të ditur se prej periudhës Janar- deri në këtë kohë që jemi kanë mbyllur mbi 140 lokale të kësaj veprimtarie.

    Kurse, ajo ka treguar edhe shifrën e gjobave që kanë lëshuar.

    “• Vizita të realizuara gjithsej janë 539 vizita; • Lokale të mbyllura 143 lokale të mbyllura; • Gjobat e lëshuara janë 761,000.00€ ; • Për konfiskim për tremujorin e parë janë 17 pajisje, kurse gjatë këtij dy mujori janë rreth 30 automate të konfiskuara, si dhe 5 shtëpiza të basteve si dhe një (1) tavolinë e pokerit lojërave live”, ka thënë ajo për “Indeksonline”.

    Kujtojmë, se Divizioni i Lojërave të Fatit për aksionet në lokale bazohet gjithnjë në autorizimet që i jep ligji Nr.04/L-080.

    Lidhur me këtë çështje, ATK çdo herë, i bënë thirrje qytetarëve që të raportojnë rastet për të cilat dyshohen se ushtrojnë veprimtarinë e lojërave të fatit jashtëligjshëm./Indeksonline/.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Lirohet nga QKUK-ja Astrit Isufi, i dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve në Malishevë
    • Gjendet personi i zhdukur në Bresalc të Gjilanit
    • Balotazhi, probleme me zarfet e votimit në diasporë
    • KQZ publikon linjat telefonike ku mund t’i raportoni parregullsitë për procesin e votimit
    • Përleshje mes shqiptarësh në Zvicër, 34-vjeçari theret me thikë para diskotekës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.