Zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence paralajmëroi Korenë e Veriut se mund të përjetojë fatin e Libisë, nëse nuk arrihet marrëveshje për programin bërthamor koreanoverior, transmeton Anadolu Agency .
“Këto ditë ka pasur mjaft rrëfime për krizën në Libi. Në këtë kontekst, siç tha në mënyrë të qartë edhe presidenti amerikan Donald Trump, Koreja e Veriut mund të përfundojë pikërisht si Libia, nëse Kim Jong – un nuk pajtojhet për marrëveshje”, tha Pence në intervistë për Fox News.
Në pyetjen nëse ky është është kërcënim për regjimin verikorean, Pence tha se kjo është edhe më shumë, realiteti i hidhur që e pret Phenianin.
Këshilltari për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Bolton javën e kaluar deklaroi se Washingtoni nuk dëshiron të përsërisë skenarin e Libisë me të cilin ish-presidenti amerikan George W. Bush nënshkroi marëveshjen bërthamore në vitin 2003, ndërsa me intervenim shtesë u përmbys regjimi i Muammar Gaddaffit.
Presidenti i SHBA-ve Trump tha se nuk dëshiron që modelin libian ta zbatojë në Korenë e Veriut, porse doemos duhet të diskutohet për atë nëse nuk arrihet marrëveshje.
Autoritetet e Koresë së Veriut reaguan pas deklaratës së Bolton-it dhe Trumpit, ndërsa deklarata e fundit e Pence mund në mënyrë shtesë të shkaktojë reagime nga Pheniani. Trump më 12 qershor duhet të takohet me liderin verikorean Kim Jong-un në Singapor.