Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Nobel për Letërsi nuk do të këtë vit

    04/05/2018 | 11:05
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Akademia Suedeze që organizon Çmimin Nobel për Letërsi, njoftoi të premten se nuk do të ketë çmim të tillë për vitin 2018, si pasojë e pretendimeve për abuzime seksuale që shkaktuan trazira në mesin e anëtarëve të Akademisë, duke hedhur kështu një hije të rëndë mbi çmimin prestigjioz vjetor.

    Sekretari i përhershëm i grupit, Anders Olsson, tha: “E shohim të nevojshme të kthejmë besimin e publikut në Akademi para se laureati i ardhshëm të shpallet.”

    Ai shtoi se ky institucion kulturor gjithashtu ka marrë vendim për të shtyrë çmimin e vitit 2018 “nga respekti për laureatët e mëparshëm dhe të ardhshëm letërsisë, Fondacioni Nobel dhe publiku i gjerë.”

    Akademia tha se kishte për qëllim dhënien e çmimit të letërsisë për vitin 2018 – në vitin 2019.

    Fondacioni i Çmimit Nobel që menaxhon mjetet për serinë e Çmimeve Nobel, tha se mbështeti vendimin për këtë shtyrje.

    “Kriza në Akademinë Suedeze ka ndikuar negativisht në Çmimin Nobel”, ka thënë Carl-Hendrik Heldin, president i bordit të fondacionit.

    Vendimi i Akademisë “nënvizon seriozitetin e situatës dhe do të ndihmojë të mbrojë reputacionin afatgjatë të Çmimit. Asnjë ndikim nuk do të ketë në dhënien e çmimeve Nobel në kategoritë tjera të vitit 2018”, shtoi ai.

    Akademia Suedeze theksoi se nuk është hera e parë që ka vendosur të bëjë këtë shtyrje: grupi shpalli “Çmimin rezervuar” më 1915, 1919, 1925, 1926, 1927, 1936 dhe 1949. Pesë nga këto shpërblime u shtynë të jepen në të njëjtën kohë në vitin e ardhshëm. /Telegrafi/.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Këto fshatra të Vushtrrisë nesër mbesin mbi 5 orë pa rrymë
    • KQZ nuk certifikon motrën e Donika Kadajt-Bujupit në listën e VAKAT
    • Lirimi me kusht i Isni Kilajt, OVL-UÇK: Lajm i gëzueshëm, hap i reflektimit të domosdoshëm nga ana e gjykatës
    • Ambasada e ShBA-së dhe Policia e Kosovës me ushtrim të përbashkët për reagim ndaj krizave
    • Moti sot: I vranët dhe me intervale me diell, temperaturat deri në 12 gradë Celsius
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.