Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Njëqind veprat që ndryshuan botën

    23/05/2018 | 14:04
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    BBC Culture ka pyetur shkrimtarët anembanë globit për të zgjedh tregimet që kanë mbijetuar brezat dhe që kanë ndryshuar historinë, transmeton Telegrafi.

    “Rrallë shoh dikë, vërtetë askënd, që nuk e njeh një pjesë të kësaj historie: ideja e njeriut të humbur që nuk mund të kthehet në shtëpi pas luftës… gruaja në shtëpi me ata që e kërkojnë. Gjithkush mund të ma thotë një version të saj, që do të thotë se jeton te ta”, thotë poetja Tess Taylor për “Odisenë” e Homerit.

    Në prill, BBC Culture bëri një anketë me ekspertë në tërë botën për të zgjedhur pesë rrëfime që sipas tyre e kanë ndryshuar mënyrën e të menduarit dhe që kanë ndikuar në rrjedhat e historisë. Përgjigjet merren nga 108 autorë, akademikë, gazetarë, kritikë dhe përkthyes në 35 shtete të botës. Ata përcaktohen për novela, poema, tregime popullore dhe drama në 33 gjuhë të ndryshme, përfshirë gjuhën sumeriane, kiçe dhe gez.

    “Odisea” e Homerit e kryeson listën, e ndjekur nga “Kasollja e Xha Tomit” – shembuj këta të mënyrave të ndryshme me të cilat të anketuarit interpretojnë “tregimin që formëson botën”: një epikë e lashtë që mbijetoi gjeneratat duke u ritreguar, dhe romanin e vitit 1852 nga Harriet Beecher Stowe që u vlerësua si “romani i parë politik i lexuar masivisht në SHBA”. “Frankenshtajni”, “1984” dhe “Prishen punët” (një përkthim i mundshëm i titullit “Things Fall Apart” – v.j.), janë në top-pesëshen, ku janë dy gra autore (nga 100 veprat, 23 nga to janë shkruar nga gratë).

    Autorët më të përmendur janë William Shakespeare, Virginia Woolf dhe Franz Kafka, me nga tri vepra. Në mesin e klasikëve të pranuar, ka disa tekste pak të njohura në botë: “Xhungla” nga Upton Sinclair, e cila drejtpërdrejt çoi në futjen e ligjeve të reja federale për sigurinë e ushqimit, dhe “Toba Tek Sing” nga Saadat Hasan Manto, që cilësohet si “tregim i shkurtë klasik që përkthen trumat e ndarjes dhe pas-ndarjes në shkëmbimet e çmendura përgjatë kufirit mes Indisë dhe Pakistanit “.

    Kjo nuk është një listë përfundimtare. Kjo është një nismë që synon të nxisë debat se pse disa tregime mbijetojnë; se si vazhdojnë të rrezatojnë përgjatë shekujve e mileniumeve; dhe, pse përhapja e këtyre tregimeve është impuls themelor njerëzor: që mund të kapërcejë ndarjen, të frymëzojë ndryshimet dhe madje të shkaktojë revolucione.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Nesër seanca e 31-të me radhë
    • Nënë e bir nga Deçani që vdiqën tragjikisht, varrosen më 15 qershor në Kanada
    • Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
    • Vdes një person në Kotorr të Skenderajt, u rrokullis me traktor duke punuar në pyll
    • Konjufca: Nëse Kurti s’i ka numrat, radha i vjen Hamzës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.