Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit të pandehurit G. B.,në kohëzgjatje prej 1(një)muaji.
I pandehuri G. B. shqiptar nga Komuna e Kamenicës, dyshohet se me datë 24.05.2018 në mënyrë tejet të vrazhdë, me dashje e ka privuar nga jeta djalin e tij të ndjerin L. B., në atë mënyrë që të njëjtin e godet fillimisht me shufër plastike, e pastaj me një shkop druri disa herë në pjesën e pasme të kokës e në pjesë të tjera të trupit dhe duke mos i ofruar ndihmë edhe pse kishte marr plagë të rënda, thuhet në komunikatë
Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale vrasje e rëndë në tentativë. Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.
Gjatë ditës së djeshme u raportua se djali 14-vjeçar kishte vdekur nga plakët e marrë të cilat ia kishte shkaktuar babai i tij me shkop druri. /Insajderi.com/.