Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Ndërron jetë ish-presidentja e Parlamentit Evropian, mike e madhe e Kosovës

    21/05/2018 | 11:11
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ish-presidentja e Parlamentit Evropian, Nicole Fontaine, e cila ka mbajtur gjithashtu postin e ish-Ministres franceze të Industrisë, vdiq të enjten në moshën 76-vjeçare, bëri të ditur sot ish-ministri Dominique Bussereau.
    Presidenti francez Emmanuel Macron e vlerësoi si figurën e një gruaje të përkushtuar, e cila përgjatë 35 viteve të karrierës së saj politike udhëhoqi luftën për ndërtimin evropian, sipas një deklarate të presidencës. Macron theksoi gjithashtu angazhimin e saj në drejtim të arsimit.

    Fontaine u lind më 16 janar të vitit 1942 pranë Fecamp, në veriperëndim të Francës. Ish-avokate me profesion dhe drejtuese e arsimit katolik, ajo u bë e njohur në vitin 1984 gjatë protestës kundër një projektligji për arsimin privat, i cili u hoq përfundimisht nën presionin e protestave. Për vdekjen e Fontaine, foli sot edhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli. Ai tha se Fontaine ka qenë një mike e madhe e Kosovës.

    “I pikëlluar me lajmin se ish-presidentja e Parlamentit Evropian Nicole Fontaine ka vdekur. Ngushëllimet e mia për familjen dhe kolegët e saj. Ajo ishte një mike e mirë e Kosovës. Në një nga vizitat e saja në Kosovë në vitin 1999 ajo tha se “Bashkimi politik i BE-së ka lindur në Kosovë dhe Parlamenti Evropian nuk kishte ndërmend ta heqë rolin e saj nga Kosova”, shkroi sot Pacolli.
    Lexo më shumë në: http://kosovarja.al/aktualitet/.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Kurti takon senatorët amerikanë në Konferencën Sigurisë në Mynih
    • Nusja rrah vjehrrën në Prishtinë
    • Ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër
    • Lagjet dhe vendet në Vushtrri që sot do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike
    • Kryetari Ferit Idrizi ndan mirënjohje për nxënësit fitues në garat komunale të Fizikës dhe Matematikës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.