FC Vushtrria do të zhvilloi ndeshjen e barazhit e cila do të luhet në stadionin “Rexhep Rexhepi” në Drenas ku do të përballet me FC Flamurtarin.
Kjo ndeshje do të përcaktoj edhe atë se kush do të jetë pjesë e Superligës së Kosovës, Vushtrria apo Flamurtari.
Për këtë janë mobilizuar tifozë e qytetarë të shumtë të cilët janë përgatitur për udhëtimin e tyre në Drenas për ta përkrahur pa kusht klubin e tyre.
Për të arritur që numër sa më i madh i tifozëve të udhëtojnë në Drenas në ndihmë ka dalë edhe Drejtori i Klubit FC Vushtrria i cili ka ndihmuar financiarisht me 550 euro për udhëtimin në Drenas.
Ky njoftim është bërë edhe në faqen zyrtare të grupit të tifozëve “Forca” në facebook.