NASA ka testuar me sukses një sistem të ri të energjisë elektrike të reaktorit bërthamor që një ditë mund të japë fuqi energjetike për njerëzit që do të jetojnë në Mars.
Reaktori, i quajtur Reaktori Kilopower, u provua në NNSA, Nevada National Security Site nga nëntori deri në mars.
Jim Reuter, i cili ka punuar në projekt, tha: “Energjia e sigurt, efiçente dhe e bollshme do të jetë çelësi për eksplorimin e ardhshëm robotik dhe njerëzor.
“Unë pres që projekti Kilopower të jetë një pjesë thelbësore e arkitekturave të hënës dhe të Marsit dhe se si ato të evoluojnë” .
Kilopower është një sistem i vogël dhe i lehtë i prodhimit të energjisë, i aftë për të siguruar deri në 10 kilovat energji elektrike – të mjaftueshme për të furnizuar disa shtëpi mesatare, për të paktën 10 vjet.
NASA beson se reaktori do të ishte ideal për hënën, ku prodhimi i energjisë nga rrezet e diellit është e vështirë, sepse netët hënore janë ekuivalente me 14 ditë në Tokë. /Indeksonline/.