Ka përfunduar ndeshja ndërmjet Prishtinës dhe Dritës, e cila u zhvillua në Pejë dhe përfundoi me rezultatin e barabitë 0:0. Me këtë rezultat skuadra gjilanase shpallet kampione e Kosovës për këtë edicion të garave, duke e lënë tri pikë prapa Prishtinën.Kryeqytetasit që nga minuta e 32-të kanë luajtur me një futbollist më pak, pasi Debatik Curri u ndëshkua me karton të kuq. Ky është titulli i dytë për Dritën, pas atij që e pati fituar në vitin 2003. Gjilanasit titullin do ta fitonin edhe me humbje me rezultat minimal, ndërsa Prishtinës i nevojitej fitorja me dy gola dallim.
Sa i përket ndeshjes, loja ka qenë përafërsisht e barabartë, ndonëse rastet më të mira për shënim i pati Drita. Në këtë mënyrë, Drita do ta përfaqësojë Kosovën në parakualifikimet për Ligën e Kampionëve, ndërsa Prishtina do të luajë në Ligën e Evropës.