Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Ky është burri nga Kosova që u vra dhe u dogj në Shqipëri (FOTO EKSKLUZIVE)

    06/05/2018 | 12:49
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Xhavit Osmani nga Pestova e Vushtrrisë është personi që u gjet mesditën e të shtunës në fshatin Derven të Fushë Krujës në Shqipëri. Ai fillimisht dyoshet se është ekzekutuar me armë zjarri e më pastaj është djegur në veturën e tij personale në rrethana misterioze dhe ende të pasqaruara mirë. Metro ju sjell gjitha dëshmit dhe rrethanat që shtynë në vrasjen e këti personi.

    Xhavit Osmani është gjetur i vrarë mesditë e të shtunës në rrethana shumë misterioze dhe të dyshimta në veturën e tij, ngjarja ka ndodhur në fshatin Derven të Fushë Krujës në Shqipëri. Burimet e gazetës Metro brenda policisë mësojnë se ai kishte udhëtuar për në Shqipëri, pasi kishte lidhje dashurie atje që disa kohë, shkruan gazetametro.net.

    Po ashtu atë ditë kur është nisur Xhavit Osmani për në Shqipëri, Metro mëson së kishte me veti një shumë të konsiderueshme të parave, rreth 3000 ero para të gatshme kishte deri sa po udhëtonte për takimin me të dashurën e tij në Fushë Krujë.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë)

    Deri tash, ndonëse nuk dihet akoma arsyeja e vrasjes, jane ketë dy dyshime që mund të kenë çuar deri në vrasjen e kosovarit nga Pestova e Vushtrrisë, shkruan gazetametro.net.

    Më poshtë Metro ka siguruar foton e personit që është gjetur i vrarë në rrethana misterioze në Shqipëri.

    Policia e Kosovës ka konfirmuar se deri tani në bazë të informatave që posedon nga autoritet shqiptare, emri i personit të gjetur i vrarë në Shqipëri, rezulton të jetë i njejti me personin që është raportuar se është zhdukur nga familja e tij, kështu përmes telefonit ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, shkruan gazetametro.net.

    “Më 4 maj, në orët e vona familjarët e ka raportuar si të zhdukur në polici një person dhe dje e kan gjetë në Fushë-Krujë dyshohet që bëhet fjalë për personin e njejtë, ne po flasim vetë nga informata që kemi nga autoritet shqiptare atje”, tha Zahiti në telefon për gazetën Metro.

    Kanë qenë banorë të fshatit që pikasën tymin në një zonë të thellë dhe lajmëruan Policinë. Sot policia ka shoqëruar disa persona në Komisariat, disa në cilësinë e personave që kanë dijeni për ngjarjen dhe të dyshuar për krimin te cilët po merren në pyetje.

    Burimet nga grupi i hetimit thanë se janë kamerat e një karburanti që ndodhet në zonën ku u gjet i vrarë shtetasi kosovar në Fushë Krujë, të cilat kanë fiksuar edhe një person tjetër pranë vendit të ngjarjes.

    Teksa dëshmitarët kanë parë një person të largohet me vrap nga vendi ku u gjet makina e djegur me trupin e karbonizuar brenda.

     

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Arrestohen dy persona dhe sekuestrohen katër armë zjarri në Prishtinë
    • 93 aksidente për një ditë në Kosovë
    • Vushtrri: Po transportohej drejt gjykatës, i dyshuari kanos zyrtarin policor
    • Haradinaj: Albin Kurti, iu ka nënshtruar komunitetit jo-serb, por po “peshkon” edhe tek deputetët e PDK e LDK
    • Moti për vikend: Vranësirat shpërndahen të shtunën, më shumë diell të dielën
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.