Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Kryetari Xhafer Tahiri priti kryetarin e Norwalk-ut të SHBA-së Tom Phillips

    10/05/2018 | 13:44
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Në kuadër të bashkëpunimit mes dy qyteteve, kryetari i qytetit Norwalk të Shtetit të Iowas të SHBA-së, Tom Phillips, me një delegacion të gjerë nga SHBA-të, sot po qëndron për vizitë në qytetin e Vushtrrisë.

    Kryetari Phillips dhe anëtarë të Këshillit të qytetit në fillim të kësaj vizite janë pritur nga kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri i cili e ka njoftuar me zhvillimet në Komunën e Vushtrrisë.

    Kreu i Vushtrrisë i ka njoftuar kryen e Norwalk me potencialet zhvillimore të Vushtrrisë në përgjithësi, por edhe investimet që po bëhen në përkrahje të zhvillimit ekonomik. Duke pas parasysh që qyteti Norwalk dhe Iowa janë të njohura për bujqësi tepër të zhvilluar, kryetari Tahiri ka folur me theks të veçantë për bujqësinë në Vushtrri dhe potencialet e mëdha të saj, si dhe është fokusuar në bashkëpunimin mes dy qyteteve që nxënësve dhe studentëve vushtrrias tu ipet mundësia për shkollim në degët e bujqësisë në Shtetin e Iowa-së.

    Në fillim të këtij bashkëpunimi me Vushtrrinë, kryetari Phillips u shpreh shumë i kënaqur dhe optimist se binjakëzimi mes dy qyteteve do të jetë në interes të qytetarëve të dy vendeve, por edhe ndarje së përvojave të mira mes administratës lokale të dy qyteteve.

    Gjatë këtij takimi është biseduar edhe për termet konkrete të bashkëpunimit në kuadër të binjakëzimit mes Komunës së Vushtrrisë dhe Norwalk të SHBA-së.

    Gjatë qëndrimit në Vushtrri, delegacioni nga Iowa po viziton edhe institucione, shkolla por edhe biznese të njohura të Vushtrrisë, ndërsa në mbrëmje pritet të bëhet ceremonia zyrtare e nënshkrimi të marrëveshjes së binjakëzimit mes dy qyteteve si dhe shpallja Qytetar Nderi i Vushtrrisë të kryetarit të Norwalk-ut, Tom Phillips./K.V

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Tragjike: Tentoi ta shpëtonte djalin në pishinë, nëna nga Kosova humb jetën bashkë me të
    • Tasholli e quan të njëanshme Gjykatën Speciale, paralajmëron protesta
    • Ramadani: Serbia ka kidnapuar një ish-polic kosovar, dialogu s’mund të vazhdohet sikur gjithçka është normale
    • Ndeshja Serbi–Shqipëri do të zhvillohet në Beograd
    • Arrestohet një 41-vjeçar në Mitrovicë të Veriut, dyshohet se e ngacmoi seksualisht një grua
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.